Kryeministri Edi Rama i cilësoi 11 HEC-et në Valbonë, të firmosura nga ish-kryeministri Sali Berisha, si një hata që i bëhet natyrës, nga njeriu që ka lindur atje. Nga foltorja e Kuvendit, Rama iu përgjigj shqetësimit të deputetes së PD në Tropojë, Mimoza Hajdarmataj, duke theksuar se nga 11 HEC-et e parashikuara, drita jeshilë është çelur vetëm për 2 të tilla, ndërsa për 9 të tjerët nuk ka ende një vendim përfundimtar.
Rama foli dhe për anulimin e lejeve të ndërtimit për 6 HEC-e në Theth, gjithashtu të firmosura nga qeveria "Berisha".
"11 HEC-et në Valbonë u dhanë me urdhër të ish-kryeministrit që ka lindur në Valbonë. E pa të arsyeshme që edhe në Theth të ndërtonte dhe 6 HEC-e të tjera. Pra 15 HEC-e në zemër të atij territori, por shumëkush ndjehet i prekur në ndjeshmërinë dhe inteligjencën e vet. Të gjitha plagët që i hapët ju dhe për të gjitha plagët që me keqqeverisjen tuaj shkaktuat thellim, infeksion, përhapje në të gjithë territorin e Shqipërisë vinin e kërkoni llogarinë këtu nga ne, a thua se keni ardhur nga hëna. Po të lajmëroj se 6 HEC-et e Thethit janë anuluar nga ne, duke ndjekur rigorozisht procedurat, pasi nuk është hap e mbyll sytë asnjë procedurë anulimi për shkak të angazhimit të ndërmarrë nga qeveria. Gjykatat ndërkombëtare nuk mund të shkojë dot qeveria dhe të jetë palë e besueshme në rast se qeveria e mëparshme ka bërë hatara të kësaj natyre",u shpreh Rama.
Kryeministri tha se është e pamundur që qeveria t'i anulojë dy HEC-et në fjalë për shkaqe ligjore, ndërsa garantoi se ndërtimi i tyre do të monitorohet rreptësisht.
"Ne kemi mbajtur rigorozisht në vëmendje edhe procedurën për Valbonën dhe dy HEC-e, jo 11, të cilat kanë marrë dritën jeshile për shkak pamundësie të plotë ligjore për të bërë anulimin janë kaluar në filtra njëri pas tjetrit, për të garantuar me ekspertizë ndërkombëtare standarde mjedisore të njëjta dhe cilësi projektimi inxhinierik të njëjtë me HEC-et e të njëjtës natyrë që janë ndërtuar në Europën e Veriut nga Norvegjia, në Danimarkë e Austri. Kur dëgjoni HEC-e në Valbonë lidhur me këto 2 projekte, se 9 të tjerave nuk ua kemi hapur dritën jeshile, mos përfytyroni diga, s'do ndërtohen strukturat që secili imagjinon kur flitet për HEC-e, sepse teknologjia e përdorur është krejt tjetër, sepse peizazhi është i pacenuar", tha Rama.
/Shqiptarja.com

VIDEO