Rama, i ftuar në dasmën e miliarderit
Xhorxh Sorros të shtunën
Miliarderi 83-vjeçar Xhorxh Sorros, në ceremoninë e martesës së tij me këshilltaren për shëndetësinë dhe arsimin Tamiko Bolton, ka ftuar rreth 500 personalitete të botës, ndërmjet tyre edhe Kryeministrin Rama.
SHBA - Miliarderi 83-vjeçar Xhorxh Sorros, një filantrop dhe përkrahës aktiv i krahut politik liberal ka vendosur të martohet me këshilltaren e tij për shëndetësinë dhe arsimin Tamiko Bolton të shtunën, në pronën e tij afër Nju Jorkut. Në ceremoninë e martesës janë ftuar rreth 500 personalitete të botës, ndërmjet tyre edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Ceremonia do të zgjasë tre ditë, që të premten me një darkë të ndjekur nga një pritje në Muzeun e Artit Modern në Manhatan ku do të hapet një ekspozitë e re e piktorit belg Rene Magritte.
Soros 83-vjeçar dhe e fejuara e tij Bolton 42-vjeçare do të zhvillojnë një ceremoni të vogël të shtunën në mëngjes në Bedford të Nju Jorkut, e cila do të ndiqet nga anëtarët e familjeve të çiftit, përfshirë edhe pesë fëmijët e tij.
Ceremonia e martesës do të pasohet nga një pritje mbrëmjen e së shtunës me më shumë se 500 të ftuar në një qendër artesh.
Në këtë ceremoni do të marrin pjesë personalitete të botës, si Presidenti i Bankës Botërore Jim Yong Kim dhe disa udhëheqësve të huaj , duke përfshirë Toomas Hendrik Ilves - Presidentin e Estonisë; Ellen Johnson Sirleaf - Presidenten e Liberisë apo Edi Ramën - Kryeministrin e Shqipërisë.
Sorros dhe Bolton u takuan në një darkë në vitin 2008. Ajo ka ardhur nga Kalifornia dhe është e bija e një infermiereje dhe e një oficeri marine në pension; është diplomuar në Universitetin e Utahut dhe ka përfunduar një master në Universitetin e Miamit.
Për Sorros kjo do të jetë martesa e tij të tretë dhe për Bolton, e dyta.
Në vend të dhuratave nga pjesëmarrësit, çifti ka kërkuar që ato të dhurohen për bamirësi për disa institute fëmijësh, romësh etj.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
33.3%
-
Jo
62.6%
-
Deri diku
4%
Vota total: 372
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
NBA/ Humbje për Cleveland dhe Golden State, Lakers rikthehen te fitorja! Oklahoma kryeson në Perëndim
28 Nëntor, 12:34
-
112-vjetori i Pavarësisë/ Spiropali: Frymëzohemi ta çojmë flamurin e Kastriotëve në BE dhe të bëhemi yll i shtuar në flamurin e familjes Europiane
28 Nëntor, 12:25
-
Parada e shqiptarëve në Tiranë/ Kryetari i shoqatës ‘Vatra’ në Turqi: Jemi 100% shqiptarë
28 Nëntor, 12:20
-
112 vite Pavarësi, flamujt kuqezi valëviten kudo, festime në të gjithë Shqipërinë
28 Nëntor, 12:18
-
Izraeli: Armëpushimi me Hezbollahun është dhunuar! Goditen tre qytete në juglindjen e Libanit
28 Nëntor, 12:16
-
Itali/ Gjendet i vdekur me plumb në kokë krahu i djathtë i ‘Zotit të drogës’ Elvis Demçe! ‘Chiapa’ ishte mik i shqiptarit, ja çfarë dyshohet
28 Nëntor, 12:15
-
Vrasja e Martin Canit/ Policia: Mos hidhni më dyshime të pabaza, s’ka autor të dytë! Po synohet nxitja e pasigurisë te qytetarët
28 Nëntor, 12:12
-
112 vite Pavarësi/ Parada e shqiptarëve në Tiranë
28 Nëntor, 12:10
-
112-vjetori i Pavarësisë, Berisha: Gëzuar festën e festave! 'Pashiqi i Tiranës' komploton ditë e natë me Beogradin kundër Kosovës
28 Nëntor, 12:03
-
112-vjetori i Pavarësisë/ Kryebashkiaku i Nju Jorkut uron shqiptarët: Do jemi gjithmonë krah njëri-tjetrit! Djali më thotë do jetoj në Shqipëri
28 Nëntor, 11:59
-
Ndeshja delikate në Ballsh, Thomas Brdaric: Na duhet disiplinë, Vllaznia luan për tri pikë! Kemi mungesa
28 Nëntor, 11:55
-
Harapash i Labërisë me mish dhe mëlçi qengji nga zonja Albana
28 Nëntor, 11:54