Kryeministri Edi Rama foli nga Kuvendi ku tha se Shqipëria ka një marrëveshje me Pfizer për të aksesuar 500 mijë doza, por që i ka lënë hapësirë vetes që në kohën e duhur mund të kryej edhe marrëveshje të tjera me vaksinat që pritet të marrin miratimin në nivel europian si ajo AstraZeneca. Për këtë tha Rama nuk u pa e arsyeshme që të merrnin të gjitha sasitë që duheshin menjëherë, ndërsa sa për çmimin e saj tha se vaksina ka çmim fiks për të gjitha vendet e botës dhe kjo është e panegociueshme.
“Pfizer për 500 mijë doza dhe në kontratën e nënshkruar pak më parë pas një negociate jo të lehta është marrë parasysh edhe nevoja potenciale e mëtejshme, sepse qëllimi ynë ka qenë që të sigurojmë fillimisht një sasi vaksinash për një pjesë të procesit të vaksinimit duke pasur parasysh raportin e sasisë me kalendarin e planit kombëtar të vaksinimit dhe duke mos harruar se ndërkohë janë një sërë vaksinash të tjera qoftë ato që tani më presin me ditë apo qoftë vaksina AstraZeneca që është aprovuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe pret aprovimin në nivelin Evropian qoftë edhe vaksinat që janë në dalje e sipër. Është shumë e rëndësishme të kihet kjo parasysh pasi do të ishte e nxituar që të merrnin të gjithë sasinë e nevojshme të vaksinave menjëherë duke pasur parasysh edhe çmimin që është fiks dhe i panegociueshëm për asnjë nga vendet. Pra nga njëra anë ne kemi siguruar marrëveshje me Pfizer për doza të mëtejshme nëse kështu do të gjykohet në vijim dhe nga ana tjetër i kemi lënë vetes hapësirë për të bërë marrëveshjet e duhur në kohën e duhur për negociata të tjera”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Kuvendi miraton marrëveshjen me Pfizer, Rama: Mund të porositim sasi të tjera! Tre skenarët e vaksinimit, gjithçka për përfundimin brenda 14 muajve!(VIDEO)
I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.3%
-
Të gabuar
82.5%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 3012
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori
24 Dhjetor, 19:58
-
'Thuhet lart e poshtë ‘ai fiton, se opozita është e dobët!’ Rama 'thumbon' kritikët: Ka një arsye kryesore për fitoret e mia...!
24 Dhjetor, 19:53
-
Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!
24 Dhjetor, 19:15
-
Përplasja fizike në Kuvend, Luan Baçi i del në mbrojtje Agron Shehajt, kundër Flamur Nokës
24 Dhjetor, 18:31
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
24 Dhjetor, 18:26
-
Spiropali uron besimtarët për Krishtlindjet: Jezu Krishti na tregon se dashuria është forca më e madhe njerëzore dhe jo sundimi, pushteti apo pasuria!
24 Dhjetor, 17:48
-
‘Propagandë me TikTok-un, por janë kokë e këmbë në EncroChat’, Basha: Më 11 maj të pastrojmë politikën nga të korruptuarit
24 Dhjetor, 12:35
-
Kryeministri Rama ndan medaljet për 188 nxënës ekselentë: Jeni heronjtë e mi, ju kam zili! Manastirliu: Kini guxim të ëndërroni
24 Dhjetor, 11:59
-
Festat e fundvitit, fëmijët dhe prindërit e skuadrës së kryeministrisë festojnë së bashku
24 Dhjetor, 08:19
-
Çiklizëm/ 'Giro d’Italia' 2025 fillon nga Shqipëria me tre etapa, Rama: Garohet në Tiranë, Durrës dhe Vlorë! Ndiqet nga 800 milionë njerëz (Itinerari)
23 Dhjetor, 13:07
-
Deputeti i PDK-së flet për Report Tv: Fjalimi i Ramës në parlamentin e Kosovës gjithpërfshirës, dha mesazhe se jemi një! Negativiteti i Vetëvendosjes, i pashpjegueshëm
23 Dhjetor, 12:21
-
Do të shpërndahen mbi 20 mijë libra artistikë për bibliotekat shkollore, Rama: S’ka dhuratë më të bukur në këtë prag festash
23 Dhjetor, 08:38