Persidenti  i serbisë, Aleksandër Vuçiç, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama pasi ky i fundit të shtunën i kërkoi llogari lidhur me deklaratat që bëri ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, i cili tha se Rama po përpiqet që të krijojë "Shqipërinë e Madhe" , referuar këtu diskutimeve dhe marrëveshjeve të nënshkruara në mbledhjen e dy qeverive Kosovë-Shqipëri.

Sipas medieve të huaja, Vuçiç në një konferencë për shtyp, ka deklaruar se i shikon deklaratat e bëra në mbledhjet e dy qeverive si një formë presioni. Në përgjigjen e tij ai thotë se nëse palët duan të bisedojnë ai është i gatshëm, në të kundërt me presione nuk do t'ia arrijnë ta ulin Serbinë, për të arritur atë që duan.

Po ashtu,  presidenti serb ka shtuar se dëshiron të flasë shumë për këtë temë, dhe jo sepse ka frikë të flasë për gjëra të vështira, po sepse e ka konsideruar të rëndësishme të jetojë në paqe me shqiptarët.

"Unë nuk ndoqa me kujdes çdo gjë që dikush thotë, përfshirë Edi Ramën, veçanërisht njerëzit në Prishtinë. Unë nuk e di se çfarë të them sepse kjo është për nevojat e tyre të brendshme dhe pastaj dikush këtu përgjigjet. Mundohem të mos them gjëra serioze sepse është e rëndësishme të jetosh në paqe me shqiptarët. Eshtë e rëndësishme që shqiptarët ta dinë dhe unë thashë në Uashington dhe Bruksel se nuk ka çekan te hekurt që ata të marrin atë që dëshirojnë. Është e pamundur që ju të zgjidhni problemet tuaja me presion nga jashtë.

Dua te them vetëm një gje, jo sepse kam frike të flas për gjerat e këqija dhe të vështira, por sepse mendoj se është me shumë rëndësi qe të jetojmë në paqe me shqiptarët.  Nëse doni zgjidhje me kompromis, nëse doni të bisedojmë, ne jemi të gatshëm, por nëse doni që me presion me jashtë të zgjidhni të gjitha problemet tuaja, dhe të përulni Serbinë, kjo është e pamundur", ka thënë ai nër të tjera.