Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar llogari presidentit të serbisë Aleksandër Vuçiç për deklaratën e bërë nga Ministri i Mbrojtjes Aleksandar Vulin i cili tha se Rama po përpiqet që të krijojë "Shqipërinë  e Madhe" , referuar këtu diskutimeve dhe marrëveshjeve të nënshkruara në mbledhjen e dy qeverive Kosovë-Shqipëri ditën e djeshme.

Rama i ka bërë tag Vuçiç dhe teksa e pyet, shkruan se shpreson që kjo  deklaratë të mos jetë e vërtetë, në të kundërt sipas tij duhet ta ndëshkojë ministrin për këtë shfaqje të mjerë.

"Vucic, a është kjo e vërtetë apo është një meme që tallet me trurin e kulluar dhe gojën e ndyrë që e mbajti të gjithë rajonin tonë në errësirë për shekuj? Unë uroj shumë që të jetë një meme, përndryshe kjo do të ishte një shfaqje e dëshpëruar e të menduarit të mjerë që duhet ta dënoni pa asnjë dyshim", shkruan Rama.

Ndërkohë ministri Vulin ndër të tjera në deklaratën e tij thekson se nuk mund t'i ndalohet serbëve ajo që u lejohet shqiptarëve.

"Duke deklaruar se porti i Durrësit do t'i përkasë Kosovës, Edi Rama vazhdoi me përpjekjet e tij për të krijuar një "Shqipëri të Madhe". Si gjithmonë, Bashkimi Evropian do të qëndrojë i heshtur dhe nuk do të bëjë asgjë. Shiptarët lejohen të bashkohen dhe të kapin territoret e njerëzve të tjerë, por serbët nuk lejohen të bashkohen as në vendin e tyre.

Kjo është një përsëritje e një gënjeshtre se "Shqipëria e Madhe" është një Shqipëri e natyrshme dhe Serbët e bashkuar në një shtet janë një kërcënim për paqen", tha Ministri i Mbrojtjes Aleksandar Vulin duke komentuar deklaratat e Ramës nga mbledhja me Kosovën.

"Shqipëria e Madhe" është një paralajmërim i një katastrofe të madhe, ndarja dhe shkatërrimi i shteteve dhe kombeve në Ballkan. Vetëm serbët e bashkuar mund të ndalojnë "Shqipërinë e Madhe" dhe sa më shpejt të bashkohemi institucionalisht, aq më shpejt koha e paqes do të fillojë në Ballkan. Ju nuk mund t'i ndaloni serbët të bëjnë gjërat që u lejoni shqiuptarëve", shtoi Vulin.

Deklarata e Aleksandër Vulin

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:25
'Shpresoj të jetë meme'/ Ministri Serb-Ramës: Do kujtohesh më shumë për çorapet e shqyera se për idetë e shkëlqyera

Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vuli i përgjigjet kryeministrit Edi Rama pas replikave për krijimin e Shqipërisë së Madhe. Edhe pse kryeministri shqiptar me diplomaci iu përgjigj akuzave të tij duke kërkuar nga Vuçiç t'i tërhiqte veshin, duket se Vulin "nuk zë mend" dhe kundërpërgjigjet me akuza të tjera edhe më të rënda.

"Nëse Edi Rama do të kishte një tru, ai nuk do të përpiqej të bënte një 'Shqipëri të Madhe', nëse do të kishte mendje nuk do të bënte një foto nën flamurin e 'Shqipërisë së Madhe',do të interesohej për paqen në rajon, ai nuk do të lavdëronte vrasësit nga të ashtuquajturit UÇK u përpoq të përcaktonte kush do të qeveriste Malin e Zi. Nëse ai do ta dinte se çfarë është të kesh fytyrë, Rama nuk do të përpiqej të paraqiste manastiret serbe në Kosovë dhe Metohi si trashëgimi të popullit të tij në librat shkollorë zyrtarë të shtypur nga qeveria e tij. Vetëm në botën e cicërimave dhe imitimeve, Ramën,  e kujtojmë më shumë për çorapet e tij të shqyera sesa për idetë e shkëlqyera”, shkruan Vulin.