Ndërsa kreu i shtetit ka dekretuar sot kthimin në Kuvend të projektligjit për ndarjen administrativo-territoriale të vendit, Rama në një postim në rrjetin social Facebook, shkruan që në seancën e parë ligjet që janë kthyer do votohen sërish.
“Në seancën e parë të sesionit të ri shumica parlamentare do të zmbrapse dekretet verore të Presidentit”, shkruan shefi i qeverisë.
Më herët gjatë muajit presidenti Nishani ktheu tre projektligje të tjera, konkretisht ata që kishin të bënin me Policinë e Shtetit, Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe Gjykatën Administrative. Megjithatë, kryeministri Rama në reagimin e tij deklaroi se mazhoranca do t’i votojë sërish në Kuvend të gjitha ligjet e kthyera nga kreu i shtetit.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)