Rama i pakënaqur me deputetët:
Dilni në bazë, flisni me qytetarët

Rama i pakënaqur me deputetët:<br />Dilni në bazë, flisni me qytetarët
TIRANE - Mbledhja e grupit parlamentar socialist ka qenë e shkurtër, ku veç fjalës së kryetarit Gramoz Ruçi që ka prezantuar axhendën parlamentare të javës, ka folur edhe kryeministri Rama. Burime për gazetën “Shqiptarja.com” bëjnë me dije se kreu i PS-së është shprehur i pakënaqur me disa deputetë, duke shprehur ankesa për prezencën e tyre të ulët në terren.

Ai ka kërkuar aktivizimin e të gjithëve, teksa ka shtuar se PS është mbrapa me realizimin e detyrave të partisë sipas afateve të vendosura në Asamblenë e PS-së.

Hapja e partisë, zgjerimi i saj dhe anëtarësimet nuk janë në nivelin e duhur. Disa deputetë kanë shkëputur marrëdhëniet me bazën dhe kjo nuk mund të vazhdojë kështu. Disa prej tyre nuk kanë qenë aktivë në të gjithë këtë proces organizativ dhe në disa zona procesi është i ngecur”,-ka thënë Rama.

Kryetari i PS-së ka njoftuar se këto dy muaj, deri në dhjetor do të ndërtohet një plan i komunikimit publik, i cili do të shtrihet në të gjithë vendin, ku deputetët, ministrat dhe vetë kryeministri Rama do të takojnë qytetarët, dhe do të prezantojnë ata me reformat e marra deri më tani në të gjithë mandatin qeverisës. Po ashtu, Rama u kërkoi deputetëve të bashkëbisedojnë me qytetarët mbi ato çka kjo qeveri do të bëjë në të ardhmen, dhe se si do të qeveriset vendi.

“Të tregojmë se çfarë kemi bërë dhe se çfarë do të bëjmë. Të mbledhim qëndrimet e qytetarëve këto dy muaj dhe me këto bisedime të dalim në shtyllat kryesore të perspektivës qeverisëse e për t’i materializuar ato në Kongresin e Janarit. Këtë javë do të nisë një komunikim me publikun për të folur, nga njëra anë për gjërat që kemi bërë dhe në anën tjetër për projektet dhe reformat që kemi nisur apo kemi në plan për të nisur”- mësohet se ka thënë Rama sot në mbledhjen e grupit parlamentar.

Procesi i parë me të cilin nisi ristrukturimi i PS-së, është rifreskimi i anëtarësisë, duke verifikuar anëtarët aktualë, si dhe duke bërë freskime të reja në kuadër të arritjes së objektivit prej 150 mijë anëtarësh. Vetë Organizatat Socialiste, që përbëjnë anëtarësinë e partisë për një qendër votimi, do t’i nënshtrohen zgjedhjeve. Brenda datës 10 nëntor 2015, çdo organizatë do të ketë kryetarin dhe sekretarin e saj të zgjedhur nga anëtarësia e saj. Procesi do të vijojë me zgjedhjen e delegatëve të Kongresit, proces ky që kryhet deri në datën 21 nëntor të këtij viti sipas parimit “1 anëtar-1 votë”.

Ndërsa deri më 15 dhjetor, 61 degët e reja të PS-së, sipas ndarjes së re territoriale, do të duhet të zgjedhin kryetarin dhe kryesitë e reja të tyre me votim. Në 61 degët vendore, Partia Socialiste do të zgjedhë në janar, pas kongresit të partisë, edhe kryetarët dhe strukturat drejtuese të Forumit të Gruas Socialiste (FGS). Në janar të vitit 2016, PS do të mbledhë Kongresin e saj, ku do të vendosë për ndryshimet statusore dhe zgjedhjen e kryetarit të partisë. Kongresi do të miratojë dhe Librin e Rregullave në PS

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Kush është biznesmenia që i ka rrëmbyer zemrën? Amos Zaharia e zbulon për herë të parë

Kush është biznesmenia që i ka rrëmbyer zemrën? Amos Zaharia e zbulon për herë të parë