Rama: I pakënaqur nga qeveria
 sa kohë ka njerëz të palumtu

Rama: I pakënaqur nga qeveria<br /> sa kohë ka njerëz të palumtu
KORÇË - Nga Korça ku ndau kartat për anëtarët e tij në Partinë Socialiste të këtij qyteti, kryesocialisti Edi Rama renditi të gjitha ndryshimet që ka pësuar vendi, e veçanërisht ky rajon, si pasojë e reformave të ndërmarra nga qeveria dhe mbështetjes ndaj bashkive përmes fondeve për investime në shërbim të qytetarëve. Por për kreun e qeveris,ë kjo nuk përkthehet në vetëkënaqësi, pasi angazhimi i mazhorancës për të sjellë ndryshim do të vijojë për sa kohë ka njerëz që janë ende të papunë.
 
"Dikush mund të thotë mos të duket vetja se keni bërë çudi. Nuk kemi bërë çudi po kemi bërë diçka që të tjerët nuk e  bënë 20 e kusur vjet me radhë. Nëse dikujt i dukem i kënaqur me ato që them. Do të siguroj se përsa kohë jam në këtë detyrë do ketë njerëz të palumtur, do jenë papunë, do kenë halle dhe për sa kohë të ketë të tillë unë nuk do jem i kënaqur nga detyra ime dhe e qeverisë sonë", - u shpreh kreu i qeverisë.
 
Rama dha edhe një përgjigje për kundërshtarët politikë që sulmojnë nismat e qeverisë.
 
"Gjynafqarët që na sulmojnë përditë dhe që gjejnë në çdo përpjekje e nismë, në çdo vendim e punë arsye për të na përbaltur, rrudhin buzët edhe përpiqen të thonë se në Shqipëri ka më shumë të papunë se ç'kishte 2 vjet e gjysmë më parë, fakti është që në Shqipëri ka 63 ca mijë njerëz qe punojnë jo në të zezë, që marrin rroga dhe që paguajnë taksa. Dhe ka një fjalë të bukur që thotë jam i lumtur të paguaj taksa se do të thotë jam i punësuar. Është po kështu fakt i pakundërshtueshëm që me reformën në arsimin dhe rilindjen e arsimit profesional ne kemi hapur një rrugë që do të kërkojë vitet e veta por që do t'i japë të rinjve mundësinë të jetojnë në punë të ndershme me zanatin e tyre. Jam i bindur që edhe këtë vit ne do të vazhdojmë të rrisim punësimin real, dhe atyre që thonë s'keni bërë asgjë, thjesht dhe vetëm janë ca njerëz që punojnë në të zezë, ne do të themi që jemi krenar që kemi nxjerrë nga skllavëria nëna dhe motra, vëllezër e baballarë, burra e gra që deri dje merrnin një rrogë për të mbajtur frymën gjallë dhe nuk kishin sigurime shoqërore", - tha Rama.

Fjala e kryesocialistit Rama ne Korce

anetaresimet ps foto

Investimet për Korçën, këtë vit ndërtohet "qyteti i fëmijëve"
Korça është një nga rajonet ku investimet nga qeveria kanë dhënë fryte të dukshme që reflektohen në rritjen e numrit të turistëve.
 
"Korça është bërë destinacion për shumë shqiptarë nga të gjitha anët e Shqipërisë, për çdo fundjavë. Ndryshimi që do të përjetoni në vitin që vjen, në vitet e tjera të Partisë Socialiste do të jetë edhe më i madh...Me PS në qeveri për Korçën është investuar nga Tirana më shuam se në 20 vjet të marra së bashku. Sa më shumë vizitorë t'i vinë Korçës aq më shumë kërncacka do shesin korçarët...
Ka dhe pjeshka thotë Zamira...e di se Korça s'ka vetëm kërnacka. Korça është bërë një pikë tërheqëse për të gjitha llojet e produkteve", - tha Rama në një aktivitet për anëtarësimet e reja në degën e Partisë Socialiste të Korçës.
 
Këtë vit të tjera Korça do të pësojë të tjera ndryshime, siç është "qyteti i fëmijëve", një projekt i Bashkisë i cili pritet të ndërtohet pranë stadiumit. Kryesocialisti Rama tha se do të nisë procesi i shpronësimeve të objekteve private mbi themelet e të cilave do të ndërtohet qyteti i fëmijëve, një hapësirë me lojëra, e çdo mundësi argëtimi për të vegjlit.  
 
"3.2 milionë dollarë në kohën e Niko Peleshit qeveria i jepte për 8 vjet bashkë. Me 3.2 mln $ do të bëjmë shpronësimin e pjesës private të stadiumit ku do të dnërtohet qyteti i fëmijëve, pastaj vijojmë me projektin e parkut sportiv olimpik të Korçës", tha Rama.
 
Po brenda këtij viti, shefi i qeverisë tha se do të përfundojë edhe Tetari i Korçës.
 
"Ka njerëz që thonë ne s'kemi bukë ju doni teatër. Po unë nuk kam parë asnjë vend mos të ketë teatër muze e të ketë bukë. Sa ç'sjell buka fuqinë , aq sjell bukuria fuqinë për të prodhuar", theskoi Rama.

Kreu i PS-së tha se brenda pak javësh do fillojë programi i ujitjes dhe kullimit ku do përfitojnë fermerët e bashkisë së Korçës, Maliqit etj.

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike