Edhe sot, kryeministri Edi Rama nisur nga ngritja e një komisioni hetimor nga Rithemelimi për udhëtimet me charter të tij, ka adresuar një mesazh për ish kryeministrin Sali Berisha.
Rama i cilësoi si njerëz me bisht të cilët janë të varur nga rublat ruse ndërsa shtoi se janë duke u tallur me Shqipërinë.
‘Njerëz me bisht në vend të gjuhës që tallen me Shqipërinë e shqiptarët, mjeranë në shërbim të Rublave ruse! Vazhdojnë me 22 milionë € për fluturimet e kryeministrit, ndërkohë që udhëtimet e mia kanë kushtuar më pak se gjysma e fluturimeve të Nongratës!’- shkroi Rama.
Ky është reagim i përsëritur i kreut të qeverisë pasi ende vijojnë akuzat nga kreu i Rithemelimit Sali Berisha. Rithemelimi ka propozuar sot ngritjen e një komisioni hetimor për zyrtarët dhe politikanët që abuzojnë me udhëtime.
Kujtojmë se Rama e sqaroi se avioni që ai përdor për udhëtime pune nuk është një charter komercial, por një avion për të cilin është akuzuar edhe më parë nga po të njëjtët delenxhinj. Berisha hodhi akuza të tjera duke thënë se të dhënat e kreut të qeverisë mund t’i ketë nxjerrë Erion Veliaj, për të cilin thotë se ka bërë udhëtime frekuente por nuk ka arritur të gjejë lidhjen me Teheran.
Përgjigjet një pas një pas njëshme të kryeministrit Rama vijnë pas publikimit të disa të dhënave personale të kreut të qeverisë nga hakerat iranianë, të cilat më pas u përdorën për akuza nga Sali Berisha. Sipas Berishës, neobllokmeni Edi Rama ka kryer si kryeministër 127 udhëtime me Charter apo avion taksi për menderen e tij.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 13:30
Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?
-
Pak
62.4%
-
Mjaftueshëm
30.7%
-
S'kam mendim
6.9%
Vota total: 1655
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Akuzat se Majko u përgjua për pazare elektorale/ Meçe: 3 faktet që hedhin poshtë pretendimet e Berishës, përgjimi nuk ekziston
8 Janar, 18:17
-
Sali Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë: Favorizon të pasurit!
8 Janar, 17:31
-
Basha: Premtimi i Ramës për energjinë si 12 vite më parë, mashtrimi i radhës për votën e 11 Majit!
8 Janar, 17:00
-
Kreshnik Spahiu: A duhet shpallur 8 Janari zi kombëtare?
8 Janar, 16:24
-
'Në kërkim të emigrantëve', aleatët e PD: Opozita duhet të organizohet! Të jemi në një 'front' për diasporën
8 Janar, 16:23
-
Report Tv sjell pamjet me dron/ Trafiku, rrethi vicioz prej të cilit Tirana nuk ka shpëtim! As Unaza e Madhe nuk ofron zgjidhje
8 Janar, 16:18
-
Ministri Hoxha inspektim tek IdentiTek/ Risitë e procesit: Përgjysmohet koha e pajisjes me dokumente për Diasporën
8 Janar, 15:55
-
Opozita/ Bardhi: Ulja me 1 lek e energjisë, tallje, ka qëllime elektorale! Ramës i intereson vetëm pasurimi i tij dhe Ballukut, çmimi më i shtrenjtë në rajon
8 Janar, 15:41
-
Kufizimi i qarkullimit të makinave sipas targave/ Athina e bën prej 35 vjetësh, është dhe një nga kërkesat e BE për klimën dhe karbonizimin
8 Janar, 15:05
-
Hapja e Unazës së Re, eksperti rrugor: Krijohet trafiku në formë hinke! Duhen nënkalime dhe mbikalime! Të dalësh nga Tirana është tmerr
8 Janar, 14:56
-
‘SPAK përkëdhel Berishën, me PS tregohet i pamëshirshëm’, Ilir Yzeiri në Report Tv: Rama nuk ka përballë konkurrentë në zgjedhje, s’kemi opozitë
8 Janar, 14:11
-
Shitblerje e paligjshme energjie? Nisin hetimet për Belinda Ballukun, SPAK regjistron procedimin! Avokati i Bardhit: Të përgjigjet ku ikën 180 mln euro?
8 Janar, 14:02