Rama i përgjigjet Blushit nga Vlora
"Seherxhiu e ka të lehtë të kritikojë"

Rama i përgjigjet Blushit nga Vlora<br />
VLORË - Sulmeve të deputetit kritik brenda PS-së Ben Blushi, për shkelje të premtimeve elektorale dhe keqqeverisje , kryesocialisti Edi Rama ia dha përgjigjen nga qyteti i Vlorës, por pa ja përmendur emrin. Në takimin me strukturat e Partisë Socialiste në Vlorë, kryeministri e bëri të qartë se pavaërsisht votave që mund të humbasin për shkak të të pakënaqurve edhe brenda radhëve të PS-së, rruga e reformave nuk do të ndalë. 

"Të tjerët e kanë më të lehtë që të bëjnë akuza, të shpifin, të bëjnë kritika, apo të thonë se çfarë nuk shkon nga pozitat e sehirxhiut. Por e dini se përse e kanë më të lehtë? Sepse nuk kanë asgjë në dorë dhe kush nuk ka asgjë në dorë, e ka gjithmonë më të lehtë të thotë se ku po gabojnë ata që kanë marrë në dorë fatet e vendit.  Ne nuk mund t’i lejojmë vetes që në emër të të mbajturit mirë me njëri-tjetrin, në emër të frikës se po humbasim ndonjë votë nga ata që zhgënjehen, apo në emër të të gjitha interesave që i mbajtën peng reformat për 20 e kusur vite t’i faturojmë Shqipërisë, edhe 20 vite të tjera pa reforma dhe të bëjmë që ata që futen sot si 20, 25-vjeçarë në Partinë Socialiste, kur të bëhen 45 dhe 50 vjeç ta konsiderojnë këtë kohë, një kohë të humbur. Mjaft ka humbur kohë Shqipëria me llafe, me justifikime dhe marrëzira!"- u shpreh kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, njëherësh kryeministri i Shqipërisë.

Shefi i qeverisë e konsideroi programin e maxhorancës si më ambiciozin e ndërmarrë në 20 vitet e fundit , si dhe vlerësoi bashkëpunimin me aleatin LSI.

"Nëse ne falë mbështetjes që kjo parti ka në popull, kemi patuar mundësi që në aleancë me LSI-në dhe partitë e tjera ti japim vendit një qeverisje që ka ndërmarrë programin më ambicioz të reformave në 20 e kusur vite. Ka marrë përsipër sfidën e rrezikun e reformave, duke reformuar Shqipërinë dhe vetveten. Reforma e thellë e vetvetes në PS ka një bazë në historinë dhe ADN e PS. Sot ka një bazë më shumë në faktin se duke qeverisur vendin me kurajën për ta modernizuar e për të bërë shtetin që iu mungonte shqiptarëve, PS ka mundësi t'iu thotë të gjithëve se përse është partia ku duhet të anëtarësohen e ku duhet të gjejnë bashkë me të tjerët fuqinë për ta çuar Shqipërinë përpara", tha Rama.

Rama shtoi se tashmë ka ikur koha kur organizatat socialiste merreshin peng nga anëtarët e së njëjtës familje apo fis, por ka ardhur koha që çdo i ri, i moshuar, i punë e i papunë të kontribuojë për PS-në.

Ka shumë arsye konkrete për njerëz konkret, për t'i dhënë forcë këtij transformimi, pasi koha kur anëtarët e një familje mbanin peng organizatën e PS duhet të marrë fund, apo kur fisi e mbante peng, ose kur në listë shënoheshin 30 vetë e ku 3 vetë e mbanin peng zonën, duhet të marrë fund. Është koha që në çdo organizatë të ketë vend për një përfaqësim të gjithë strukturës sociale, moshë, kategori. PS është parti e majtë e shekullit të ri që ka fuqinë e një vizioni transformues të vendit e ku çdo shqiptar e konsideron aleat nga veriu në jug” - tha Rama.

Në prag të kongresit të 19 marsit, ku për kryetar të PS-së do të garojë dhe deputeti Blushi, PS synon që në 25-vjetorin krijimit të partisë anëtarësia e regjistruar të jetë 150 mijë vetë.

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksident në  aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur

Aksident në aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur