Kreu i qeverisë Edi Rama iu përgjigj deputetes Rudina Hajdari e cila tha se po i kërcënon shqiptarët me burg. Rama tha se ndryshimi në Kodin Penal bëhet për të ndëshkuar shkelësit që rrezikojnë dhe kërcënojnë shëndetin dhe jetën e popullit. Kreu i qeverisë tha shembuj shtetesh të tjera që kush nuk respekton masat ka dënime deri në 10 vjet, ndërkoë që Kodi Penal shqiptar nuk ka asnjë resht sipas tij për epideminë.
"Unë nuk e kuptoj çfarë lidhje ka një dënim me popullin, pse thoni populli dhe dënimi. Populli dhe gjoba. Pse? Gjobat dhe dënimet për popullin vihen? Si vihen për popullin? Populli është ai që shkel ligjin, populli shkon në burg, çfarë popull janë ata që shkelin ligjin? Kush shkel ligjin është individ nuk është popull. Dhe pikërisht për interesin e popullit, individi që shkel ligjin ndëshkohet. Në demokraci ndëshkimi i individit vjen si rezultat i kërcënimit që ai përfaqëson për popullin. Dhe meqë nuk doni. Unë nuk e di, s'ka mundësi që të mos e dini. Por nuk doni ta kuptoni, që në Kodin tonë Penal nuk ka asgjë për epideminë. Është i vetmi kod penal në Evropë që nuk ka asgjë. ka po, vetëm për kafshët. Si karantinohen kafshët. Danimarka, çfarë është diktaturë, 3 vjet për ata që shkel rregullat e vendosura, deri në 8 vjet për atë që përfiton nga shkelja e rregullave. Po themi, dikush që merr në qafë të tjerët se do të bëje biznes. Sllovenia, 3, 5 dhe 10 vjet burg. Meqë më kishte numëruar në karantinë zonja Hajdari 675 herë, nuk e kam thënë asnjëherë, po e them tani, dënim me burg. Italia e ka pasur dënim me vdekje, dhe kur u hoq në gjithë Evropën, e ktheu në burgim të përjetshëm. Këto masa janë vetëm për kohëzgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë nga epidemia, për javët dhe muajt në vijim, dhe aty mbaron, dhe janë nëse larg qoftë do ndodhë herë tjetër. Por të shikoni numrin e shkeljeve ka ardhur në rritje, sa më shumë garantohet sistemi shëndetësor sa më pak shtretër ka në spital, aq më shumë rriten shkeljet", tha Rama.
Lajmi kryesor:
Seancë historike! Deputetët me maska, në rresht e ulur në lozha, qeveri-opozitë votojnë masat mbi COVID, vetëm Hajdari kundër ndryshimit të Kodit Penal
G.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.8%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.8%
Vota total: 7346
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ekonomia/ Koçiu për buxhetin e Shëndetësisë: Hera e parë që kalon 1 mld euro, rimbursim ilaçesh për 400 mijë qytetarë, dëmshpërblim ish të përndjekurve dhe bonus bebesh
12 Nëntor, 13:13
-
Komisioni i Çështjeve Ligjore/ Sekretari i KLP: Duhet fond për sigurinë kibernetike! ILD: Kemi nevojë për para shtesë! Alibeaj: Këtu duhet të ishin kryetarët
11 Nëntor, 11:37
-
Gjykata Administrative shfuqizon vendimin e Kuvendit për përjashtimin e 24 deputetëve të PD nga seancat plenare
6 Nëntor, 13:10
-
Hapja e takimit të 18-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, ja delegacioni shqiptar i Kuvendit, vendi dhe ora e takimit
29 Tetor, 12:14
-
Padia e Dashamir Shehit për ndryshimet e Kodit Zgjedhor, Kushtetuesja cakton 26 Nëntorin për dëgjesë publike! (DOKUMENTI)
29 Tetor, 09:49
-
Spiropali në Letoni/ Takohet me homologen Daiga Mierina: Intensifikojmë bashkëpunimin parlamentar! Të dy vendet partnere në NATO
23 Tetor, 15:37
-
Kuvendi ‘hetim’ ligjeve të miratuara, a po funksionojnë? Tabaku për Report Tv: BE nuk do ligje vetëm në letra
19 Tetor, 22:48
-
Presidenti Begaj kthen Ligjin për Inspektimet, i 'tërheq veshin' Kuvendit: Shkakton konfuzion, paqartësi dhe pasiguri! S’i është nënshtruar procedurës
14 Tetor, 12:55
-
Anulohet seanca e nesërmeplenare në Parlament! Pritet vizita e Erdogan, ndërsa PD kishte paralajmëruar sërish kaos
9 Tetor, 21:37
-
Balla takim me emigrantët shqiptarë në Londër: Vota e Diasporës, moment historik për demokracinë! Një borxh i kthyer, ja si bëhet regjistrimi
6 Tetor, 20:20
-
Kaosi në Kuvend, brenda 8 tetorit del fatura e dëmeve! Bardhi, Noka, Hoti dhe Nallbati, 4 deputetët e PD që paguajnë më shumë! U mbahet nga rroga
2 Tetor, 10:31
-
Studimi analitik i mediave: Presidenca e Maqedonisë së Veriut 'nuk e njeh' Gjuhën Shqipe, Qeveria pjesërisht, ndërsa Kuvendi po
21 Shtator, 14:35