Rama i përgjigjet Ligës Profesioniste për bojkotin e Superligës: Ky teatër me futbollistë skllevër duhet të mbarojë

Rama i përgjigjet Ligës Profesioniste për bojkotin e Superligës: Ky teatër me futbollistë skllevër duhet të mbarojë

Kryeministri Edi Rama

 

Edi Rama, i pyetur nga mediat për bojkotin e Ligës së Profesioniste që së bashku me FSHF-në vendosën shtyerjen e sezonit të ri të Superligës për shkak të 4 kërkesave financiare, thotë se nuk ka dijeni. Por pavarësisht kësaj, kryeministri, i cili ndodhej në inaugurimin e Ligës Unike Kosovë-Shqipëri për Basketboll, thotë se është i hapur për të negociuar. Gjithsesi sipas tij nuk mund të sakrifikohen taksat që përkthehen në të ardhura për disa klube që futbollistët i deklarojnë me rroga fasonësh.

“Nuk kam asnjë dijeni për kërkesat. Nuk kam pasur asnjë kërkesë zyrtare për të diskutuar. Kemi bërë një sërë ndryshimesh në funksion të sporteve dhe të futbollit në veçanti. Nëse ka dialog ka mundësi për të parë më tutje. Nëse mund të bëjmë diçka më shumë jemi gati ta bëjmë. Por që futbollistët të vazhdojnë të trajtohen si skllevër në informalitet të plotë. Të marrin rroga më të mëdha se të gjithë të tjerët në këtë vend dhe të jenë të pasiguruar. Të deklarohen sikur janë punonjës fasonesh me rrogë minimale. Kjo nuk mund të vazhdojë.

Kemi krijuar hapësirën që të mund të deklarojnë për një periudhë të caktuar pa paguar tatim fitimi, por aman duke qene të detyruar të deklarojnë një pagë mbi një nivel të caktuar siç është në të vërtet. Këtë teatër me klube dhe futbollistët që janë skllevër dhe nuk i paguajnë shtetit asgjë dhe janë në të zezë, duhet ta mbarojmë. Duhet një qasje mirëkuptuese. Nëse bëhet fjalë për përmirësim, nuk ka problem. Kemi adresuar ato që kemi diskutuar. E mira s’ka fund. Le të vijnë le të flasin. Kanë bojkotuar kampionatin, është vendimi i tyre, nuk marrin urdhra nga ne dhe nuk mund t’i detyrojmë që të mos e bojkotojnë kampionatin.

Ata duhet ta mendojnë pse kanë kaq pak spektatorë, pse ka kaq shumë dhunë, dhe pse dhe si mund të arsyetohet që qeveria dhe taksapaguesit shqiptarë duhet të rëndohen 10 vjet në funksion të çfarë? Çfarë është ky shembull banal qe i jepet shoqërisë. Një ligë superiore që jeton në informalitet të plotë dhe vepron në të zezë. Kur vjen puna për të marrë lekët, i merr edhe nga UEFA edhe nga rrugët e tjerë.

Por nga ana tjetër duhet të kontribuojnë. Tavolina ime është gjithmonë e hapur për të gjithë. Nuk më duket e drejtë që t’i kërkohet qeverisë dhe shoqërisë që të suportojë më tutje këtë situatë. Këtu është diçka e bërë me bindje që të formalizohet futbolli. Po të marrim dhe të shikojmë shifrat sa ka bërë kjo qeveri duhet të ketë një konsens dhe angazhim për të biseduar. Nuk jam unë që po shqetësohem se ata po bojkotojnë vetveten. Duan të bojkotojnë vetveten, malet e tyre më të larta”, përfundoi Rama.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mondi Barcelona: 11/09/2020 00:18

    Edi vazhdo projektet leri Dukat me shoke se bredhin me Bentley 300 mij euro I marin shtetit dhe spagojne asnje tax,tregoju vendin felliqesirave

    Përgjigju
  • Rahman Gashi: 10/09/2020 21:12

    Hallall. Mire ja u bere barkderrave

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Media: Izraeli voton nesër armëpushimin në Liban

Media: Izraeli voton nesër armëpushimin në Liban