Kryeministri Edi Rama vijon replikat me PD, lidhur me fushatën elektorale të kreut të PD Lulzim Basha në shkelje të rregullave anti COVID.
Pas përgjigjies së PD e cila tha se Rama ka frikë nga qytetarët që duan ndryshimin, Rama shkruan se ai është i frikësuar për njerëzit e tij, të cilët të mbledhur në grumbull rrezikojnë nga COVID.
"O lula unë jam i frikësuar për njerëzit tuaj që i bëni mish për top me grumbullimet e turpshme të papërgjegjshmërisë suaj, duke mbledhur njerëz të verbër me makina e me bori, që virusi të bējë dasëm teksa dhëndrri juaj premton ta bëjë ditën natë! Premtim i mbajtur fatkeqësisht“, shkruan Rama.
Lajmi kryesor:
Vaksinimi masiv anti-COVID dhe fushata e Bashës, Rama: Njëra palë lufton për të shpëtuar jetën e të gjithëve, tjetra bën përsheshe me virus për politikë











