Vaksinimi masiv anti-COVID dhe fushata e Bashës, Rama: Njëra palë lufton për të shpëtuar jetën e të gjithëve, tjetra bën përsheshe me virus për politikë

Vaksinimi masiv anti-COVID dhe fushata e Bashës, Rama: Njëra palë lufton për të shpëtuar jetën e të gjithëve, tjetra bën përsheshe me virus për politikë

Fotoja e parë nga takimet e Lulzim Bashës dhe fotoja tjetër ku qytetarët janë në pritje për tu vaksinuar

Kryeministri Edi Rama ka bërë një paralelizëm mes takimeve elektorale të kreut të PD Lulzim Basha në shkelje të masave anti COVID dhe të procesit të vaksinimit masiv që ka nisur prej 3 ditësh në të gjithë vendin për të vënë nën kontroll situatën e pandemisë.

Duke i ilustruar këto 2 situata me foto, Rama thotë se janë 2 botë të ndryshme, ku njëra lufton për të shpëtuar jetën e të gjithëve pa dallim, tjetra sipas tij "bën përsheshe me virus për politikë".

“Du botë- Njëra lufton për të shpëtuar jetën e të gjithëve pa dallim, tjetra bën përsheshe me virus për politikë pa din e as iman... Vazhdon vaksinimi masiv në gjithë Shqipërinë. Vazhdon paralelisht edhe infektimi masiv, për vete hipur mbi makinë, nën këmbë ta hajë kush ta hajë”, shkruan Rama.

Ndonëse vazhdon vaksinimi masiv në gjithë Shqipërinë, Rama thekson se paralelisht vijon edhe infektimi masiv, duke iu referuar këtu takimit të Bashës sot në Fier i cili kishte mbledhur simpatizantët duke shkelur masat antiCOVID. 

Gjatë takimit me mbështetësit Basha u bëri thirrje që të ruajnë distancën dhe të mbajnë maskën, megjithëse dukej se ishte e pamundur për t'u respektuar masat në një situatë të tillë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:11
‘Jam i frikësuar për njerëzit’ PD i përgjigjet sërish kryeministrit: Partia jonë zbaton ligjin, Rama po përpiqet të na ndalojë duke na kёrcënuar

1617103296_SeliaePD.jpg

Partia Demokratike i është përgjigjur sërish kryeministrit Edi Rama në lidhje me reagimet e kreut të qeverisë për grumbullimet që organizon Lulzim Basha gjatë takimeve me qytetarët.

‘Rama e di qё do tё humbasё, ndaj po pёrpiqet tё sulmojë takimet tona elektorale duke pёrdorur pretendime tё rreme. Rama e di qё askush nuk mund t’i ndalojё qytetarёt shqiptarё qё duan ndryshim dhe kjo e shqetëson atё.

Ajo qё ai di tё bёjё ёshtё tё fajёsojё çdokёnd pёr dёshtimet e tij. Partia jonё funksionon si çdo parti nё Shqipёri – nё zbatim tё ligjit dhe nё mёnyrё demokratike.

Rama pёrpiqet ta ndalojё kёtё duke keqinformuar dhe duke pёrdorur kёrcёnime dhe presion ndaj PD. Por kjo nuk do ta ndihmojё atё. Nё 25 Prill, Shqipёria do tё fitojё dhe Rama do tё humbasë.’- shkruan PD.

Ora 13:53
Rama i përgjigjet PD-së: O Lula jam i frikësuar për njerëzit tuaj! Grumbullime të turpshme që virusi të bëjë dasëm, teksa dhëndri premton ta bëjë ditën natë

Kryeministri Edi Rama vijon replikat me PD, lidhur me fushatën elektorale të kreut të PD Lulzim Basha në shkelje të rregullave anti COVID.

Pas përgjigjies së PD e cila tha se Rama ka frikë nga qytetarët që duan ndryshimin, Rama shkruan se ai është i frikësuar për njerëzit e tij, të cilët të mbledhur në grumbull rrezikojnë nga COVID.

"O lula unë jam i frikësuar për njerëzit tuaj që i bëni mish për top me grumbullimet e turpshme të papërgjegjshmërisë suaj, duke mbledhur njerëz të verbër me makina e me bori, që virusi të bējë dasëm teksa dhëndrri juaj premton ta bëjë ditën natë! Premtim i mbajtur fatkeqësisht“, shkruan Rama.

Ora 13:20
Rama tha se mitingjet e Bashës infektojnë njerëzit, i përgjigjet PD: Ndihet i frikësuar nga qytetarët e që duan të sjellin ndryshimin

1617103285_SeliaePD.jpg

PD i përgjigjet kryeministrit Edi Rama pasi ky i fundit tha se kryedemokrati Lulzim Basha po infekton qytetarët me mitingjet elektorale që po zhvillon në shkelje të rregullave anti COVID.

Sipas PD Rama ndihet i  frikësuar nga qytetarët që sipas tyre duan të sjellin ndryshimin më 25 prill.

“Rama ndihet i frikësuar nga qytetarët e Shqipërisë që duan të sjellin ndryshimin që i nevojitet vendit tonë.  Ka vetëm dy mundësi: një lider që punon për ju, për të sjellë ndryshimin që i nevojitet Shqipërisë, për t'i përmirësuar jetët tona, ose Rama i cili dështoi për 8 vite dhe ua dha Shqipërinë oligarkëve.  Më 25 prill, Shqipëria do të fitojë dhe Rama do të humbë”, thotë PD.

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirona: 30/03/2021 14:32

    Mjeket e familjes po mbushin xhepat , po shikojme te rijne qe po vaksinohen jashte rradhes ku ka akoma te moshuar pa u vaksinuar. Qeveria thote se vaksinimi do behet me rradhe duke mbaruar me me te vjetrit ne moshe, por po shikojme qe ky urdher i qeverise nuk po zbatohet nga mjeket e familjes. Gazetare! ngriheni pak zerin , shikoni se si jane te organizuara shtetet e tjera te cilat po zbatojne me rreptesi rradhen e vaksinimit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë