Presidenti Ilir Meta komentuar foton e publikuar nga kryeministri Edi Rama që e vuri atë përballë ministres Etilda Gjonaj, teksa ishte duke pirë ujë.
“Edhe sikur të isha duke pirë raki nuk do isha shqetësuar. Kokainën nuk e përdor dhe do jem një luftëtar i pashembullt ndaj çdo politikani që përdor substanca narkotike. Ai del garant (Rama) para mafias ndërkombëtare për të pastruar lekët e saj”, tha Meta.
Kjo vjen si një përgjigje për kryeministrin Edi Rama, i cili sot vuri përballë figurave të PS-së kundërshtarët e PD-së, me disa foto të tyre jo të bukura, mes tyre ishte edhe përballja e Etilda Gjonaj dhe Ilir Metës, ku ky pinte ujë. "Mos thoni që ky s’është deputet, ky është kryedeputet. Etja e vazhdueshme e çon në gulçime të vazhdueshme. Përfytyroni sikur në 25 prill të mos zgjidhet kjo por ky. Shikojeni", tha Rama.

Lajmi kryesor:
Presidenti si në përplasjet më të ashpra elektorale me Ramën, Meta: Ai ka probleme me gjendjen e tij mendore! Unë nuk pi kokainë (VIDEO)






