Rama i përgjigjet protestës së PD dhe LSI tek Teatri Kombëtar: Zoti u shtoftë inatin, që të na shtojnë takatin (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama reagon lidhur me protestën politike e cila zhvillohet prej ditës së djeshme tek Teatri Kombëtar ku disa artistë dhe aktivistë të mbështetur nga forcat politike të opozitës kundërshtojnë ndërtimit e një teatri të ri dhe bashkëkohor.

Rama sjell në vëmendje rastet e tjera të protestave të opozitës që kanë kundërshtuar ndërtimin e projekteve të tjera që i kanë dhënë një fytyrë të re kryeqytetit.

"Mirëmëngjes dhe me atë shprehjen popullore, “Zoti u shtoftë inatin, që të na shtojnë takatin”, ju uroj një ditë të mbarë

Nisi kundër këndit të lojërave, pastaj kundër sheshit Skëndërbej, kundër pazarit të ri, kundër bulevardit të ri, kundër stadiumit Qemal Stafa, sot kundër Teatrit të ri", shkruan Rama.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 25/07/2019 10:18

    Vetem suksese në punë z Kryeminister ...!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Vrasja e Eduart Reçit! Ky është oficeri i policisë, akuzohet se qëlloi biznesmenin e ndërtimit! Arrestohet dhe i vëllai

FOTO/ Vrasja e Eduart Reçit! Ky është oficeri i policisë, akuzohet se qëlloi biznesmenin e ndërtimit! Arrestohet dhe i vëllai