Rama i rikthehet 'KÇK-së': Ligj special kundër tyre, do të shërohet edhe plaga e Kadastrës (VIDEO)

TIRANE - Duke folur në takimin me qytetarët dhe bizneset që kanë gjetur zgjidhje në platformën 'Shqipëriaqëduam.al', kryeministri Edi Rama është kthyer edhe një herë tek ajo që e ka cilësuar KÇK (Kap ç'të kapësh). Kreu i qeverisë ka paralajmëruar sërish gjyqtarët, prokurorët dhe të gjithë zyrtarët e korruptuar të administratës shtetërore që me anë të një ligji special do të ndërmerren masa speciale ndaj tyre. Sipas Ramës ata duke ditur që nuk e kanë kaluar ende vettingut shfrytëzojnë rastin pasi e dinë që do të shkarkohen. Rama shtoi se çdo gjë që ata e kanë fituar në mënyrë jo korrekte nuk do ta gëzojnë.

Nga takimi i përjavshëm me qytetarët që kanë gjetur zgjidhje përmes platformës  “shqipëriaqëduam.al”, Rama nder te tjera tha se do të këtë masa të rrepta ndaj anëtarëve të këtij grupi, që sipas kryeministrit janë kthyer si një organizatë grabitqare e veshur me petkun e ligjit.

"Sot është e vështirë të mendosh të shkosh në gjykatë për të zgjedhur problemin. Shumë nga 'xhakajdurët' që janë në sistem dhe që e dinë vetë që nuk e kalojën filtrin e vettingut janë lëshuar KÇK. Është organizata më e rrezikshme kriminale që vepron sot në Shqipëri. Kjo është e veshur me ligj dhe vepron si organizatë grabitësish ordiner. Po bëhemi gati që paralelisht me një ligj special për ta çuar luftën krimit të organizuar në një nivel të lartë, ne do të çojmë në Parlament masa speciale ndaj anëtarëve të KÇK. Më herët se vonë do të shihen në praktikë rezultatet e një ofensive frontale që qeveria do të ndërmarrë qoftë ndaj krimit të organizuar qoftë ndaj KÇK." ka thënë Rama.

Kryeministri është ndalur edhe tek problemet me Kadastrën për sa u përket pronave. Rama ka shtuar se ligji special që do të propozohet në Kuvend do të shërojë plagët në Kadastra sidomos në zonat e bregdetit ku krimi i organizuar sipas tij përpiqet të pastrojë parat.

"Ligji special do të shërojë edhe kadastrën e Durrësit. Masat speciale kundër KÇK do ta çlirojnë përfundimisht Kadastrën e Durrësit dhe gjithë kadastrat në Shqipëri, nga rrethimi kriminal, që ka nisur prej shumë vitesh dhe që ne kemi arritur ta çajmë vetëm pjesërisht, sidomos në zonat që kanë interes zhvillimi turistik, aty ku krimi i organizuar përpiqet të shpëlajë paratë e pista, por nuk do t’i gëzojë. Çfarë kanë grabitur, nuk do ta gëzojnë”, tha Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:50
Rama: Nga 1 janari fillojmë shërbimet online të detyrueshëm për çdo institucion shtetëror


Kryeministri Rama ka deklaruar se nga 1 janari do të fillojë aplikimet online në çdo institucion shtetëror në mënyrë që të shmangen radhët e pritjes nga qytetarët dhe subjektet.

Rama dha një rast konkret duke thënë se regjistrimi në QKB nuk do të bëhet më me prani fizike të vetë personit por online.

"Më mira e mira është që institucionet të funksionojnë kështu. Ne kemi zgjedhur këtu rrugë dhe po përgatitemi për një hap tjetër të rëndësishëm. Duke kaluar në një sistem të përgjithshëm për të bërë të detyrueshëm aplikimin online për një numër shumë të madh shërbimesh. për të mos patur më radhë. Shpresoj ta nisim nga 1 janari. Çdo institucion shtetëror do të jetë i detyruar që të bëjë online për ato shërbime që u nevojiten ndërmarrjeve apo qytetarëve. Do të heqim regjistrimin në QKB me prani fizike. Aty bëhet radhë për të aplikuar. Por tashmë do ta heqim çdo aplikim do të bëhet online. Kjo do të përfshijë platformën si një mënyrë monitorimi. Aplikimet do të kenë datë. Kjo do të lehtësojë shumë njerëzit për të marrë një shërbim." tha Rama ndër të tjera.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • artan: 06/11/2019 18:41

    GJYQTARET DHE PROKURORET E KORRUPTUAR DO I HEQE VETINGU,,,NUK KE PSE BEN GJOJA SIKUR DO NXJERRESH LIGJE TE POSACME EDI RAMA,,,PSE E MBAN ATE DEPUTETIN E NIKLES RRAHJA NE PS,,APO E KE PER TE LARE HESAPET ME ATA QE NUK TE LEJOJNE TE INVESTOSH NE LALEZ ME PARA TE PISTA Z,RAMA,,SE KU I GJETE LEKET TI RAMA,,APO SALIU,APO ILIR META ,NANO,,KUR NE VITIN 1990 ISHIN PA BREKE ME 2 DHOMA E GUZHINE,,,SOT NA KINI PARA PER TE BERE RESORTE VETE OSE ME BEDELAT JUAJ SI; DULAKU,,KASTRATI,MANE,,ULAJ,SALILLARI,,FUSHA,,,ETJ,JU KENI VJEDHUR ARKEN E SHTETIT TE GJITHE,,,E KETO JANE PARA QE DUHEJ TE INVESTOHESHIN NE SHQIPERI,,,POPULLI DUHET T'JU LARGOJE JUVE ME HIR OSE ME PAHIR,,NDRYSHE NUK KA PER TE PATUR AS PUNE,,E ZHVILLIM...ngjarjet e fundit na treguan qe ti edi rama u bere njesoj si saliu,,,nje bandit qe kerkon te eleminosh kush nuk te hap rruge….

    Përgjigju
    • Justice: 06/11/2019 19:17

      Qarte,paster,bukur pa gabime.

  • Tarasi: 06/11/2019 17:39

    oju gazetare kurva pse nuk i publikoni komentet ...apo ju ofendohet pronari...robte ku ti keni

    Përgjigju
    • Justice: 06/11/2019 19:18

      Jane idiote,publikojne keto kur i shan hahaha

  • sapa: 06/11/2019 17:14

    Eshte njesoj sikur kapiteni i anijes pirate te mbledhe ekuipazhin dhe tu thote qe do vendos drejtesi ne anije.Shqiperia i ngjan nje anije pirate dhe keshtu do jete te pakten 50 vjet e me shume.Neqoftese Ali Asllani fliste mbi kete popull hajdut para dhjetra vitesh ja ku jemi pas kaq vitesh eshte edhe me keq se ne kohen e tij.

    Përgjigju
  • Papi: 06/11/2019 13:44

    Po po... cdo ligj qe te vjen ndermend do miratohet vetem reforma ne drejtesi te ngele e bllokuar

    Përgjigju
  • Lallo: 06/11/2019 12:39

    Po si ka mundesi qe Adriatik Llalla dhe shpura e tij po gezojne ende cdo pasuri te palishme qe kane? Ah mor Edi Rama vazhdo me populizmat e tua vazhdo se ky popull te meriton!

    Përgjigju
  • Pisa: 06/11/2019 12:16

    Kck me e keqe je ti me Saliun Liken Lulin Moniken more brekushe pis burre

    Përgjigju
  • Cekici: 06/11/2019 12:00

    Kriminelet nuk meritojn meshir.SHTYPJA KOKEN!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja