Kryeministri Edi Rama i rikthehet turit me diasporën. Burime për gazetaren e Report Tv, Raziela Myslimaj, bëjnë me dije se kreu i qeverisë udhëtoi sot për në Neë York të SHBA, ndërsa më 26 tetor pritet të zhvillojë takimin me emigrantët shqiptarë.
Takimi do të mbahet në New York në orën 11:00, njoftim që ka nisur të qarkullojë mes shqiptarëve të Amerikës për të siguruar pjesëmarrje maksimale.
Ndërkohë në Time Square është vendosur logo e eventit për Ramën me display. Pamjet janë parë në 7 Avenue 38th Street Manhattan. Në New York pritet të marrin pjesë rreth 2 mijë shqiptarë dhe nuk do mungojnë këngëtarët në nisje të takimit.
Ndërkohë më 3 nëntor Rama do të jetë sërish në Greqi, por kësaj radhe do të takojë diasporën shqiptare në Selanik. Takimi mbahet Porto Palace Hotel, ora 11:00.
Rama i rikthehet turit me diasporën pas takimeve që zhvilloi në Athinë më 12 maj dhe Milano më 26 maj të këtij viti. Takimet të kësaj natyre pritet të zhvillohen edhe në Londër e Gjermani.
Kujtojmë që për herë të parë në zgjedhjet e pranverës së vitit që vjen do të votojnë edhe shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.
Foto nga posteri i takimit
SI.E./I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
70.4%
-
Jo
26.2%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 1604
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosovë/ Kryeministri Kurti takohet me zëvendëssekretarin e SHBA-ve, Richard Verma
10 Janar, 16:04
-
SHBA i jep lamtumirën e fundit Ish-Presidentit Carter
10 Janar, 15:57
-
Zëvendës-sekretari i Shtetit Amerikan Richard Verma takim me afganët që jetojnë në Shqipëri: Të angazhuar për t'i mbështetur
10 Janar, 15:52
-
Shkodër/ Lagjja historike e Zdrales do kthehet në pedonale! Rama me Benet Becin inspektojnë punimet
10 Janar, 14:52
-
NBA/ Cleveland pa rivalë në parket, përmbysje ëndrrash nga Maverics! Lakers i ndal zjarri
10 Janar, 14:46
-
Shkodër/ Rama viziton Poliklinikën e Specialiteteve, do ofrojë 22 shërbime! Risi në specialitete si kirurgjia, ortopedia apo infektivi
10 Janar, 13:44
-
Pasojat që do t’i kishte Serbia nga sanksionimi i industrisë së naftës
10 Janar, 13:02
-
OKB: Rritja ekonomike globale për 2025 do të jetë 2.8%
10 Janar, 12:52
-
Vjosa Osmani: Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun Strategjik
10 Janar, 11:01
-
Rama i përgjigjet 'Sy më sy' komentuesit: Së shpejti paketa e dytë mbështetëse për panelet diellore për familjarët
10 Janar, 10:59
-
Joe Biden miraton fonde federale shtesë për shuarjen e zjarreve në Kaliforni
10 Janar, 10:06
-
Trump shikon një takim të afërt me Putin: Ai dëshiron të takohemi dhe po vendosim
10 Janar, 09:12
Hera e pare ne 33 vjet qe po i shohim politikanet shqiptare te punojne e te djersijne per voten!
PërgjigjuNje reklame dixhitale ne Times Square kushton nga 5,000 deri ne 50,000 dollare. Ndonje info per transparence ju lutem.
PërgjigjuO gazeta, mos i q*n* motren me keto lloj lajmesh. Se nuk eshte ndonje lajm te vesh nje poster te tille ne Manhattan. Fillon pagesa nga $50 e me rradhe. Na i peshtiret me keto lloj artikujsh
PërgjigjuVëlla, partitë politike marrin çdo vit buxhet nga KQZ. Për 2024, KQZ i ka shpërndarë 1.5 milion Euro PS-së dhe 1 milion PD-së. Kështu që burime ligjore ka sa të duash, përveç sponsorizimeve që mund të vijnë nga individë apo biznese këtej dhe andej Atlantikut, mjafton që të deklarohen dhe paguhen nga llogaria e partisë.
50 dollare nuk mer as ai qe shtyp enter se edhe ne shqiperi kushtojne shume. Po thuaj me cfare lekesh i paguajne apo me ppp ose lek droge.