Rama i 'shtrëngon dhëmbët' biznesit të madh: Aleancë e fortë qeveri-biznes i vogël, të mëdhenjtë do paguajnë një për një detyrimet

Kryeministri Edi Rama teksa i është përgjigjur një qytetari nga makina, ka thënë se nga janari biznesi i vogël nuk do të ketë askënd që ta kontrollojë përveç vetëvetes.

Nga aleancë qeveri-biznes i vogël sipas Ramës, do të garantohet që të mëdhenjtë të mos kenë mundësi të fshehin të ardhura pas atyre do të paguajnë një për një detyrimet.

"Përshëndetje, më vjen mirë. Kurajo. Besim në punë, ne jemi pranë teje dhe gjithë atyre për t’ia dalë, dhe kjo është koha dhe beteja përfundimtare për t’ju çliruar nga taksidarët e kontrollorët që jo rrallë abuzojnë me detyrën dhe kthehen për ju në makth më shumë se taksat.

Ju nuk do keni më njeri nga janari t’ju kontrollojë përveç vetvetes në funksion të kontributit tuaj. Në aleancë të fortë qeveri-biznes i vogël do të garantojmë që të mëdhenjtë duke mos pasur mundësi të fshehin të ardhura pas jush do të paguajnë një për një detyrimet. Me dixhitalizimin e transaksioneve gjithçka do jetë më e lehtë", tha Rama.


Lajmi kryesor:

A do njihet patenta shqiptare në Gjermani? Rama: Ky moment i shumëpritur do vijë shpejt! Aleancë e fortë qeveri-biznes i vogël, të mëdhenjtë do paguajnë një për një detyrimet


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Jasir Asani zbulon prapaskenat: Pa kaluar kufirin isha i Kukësit, më pas vendosi telefonata

Jasir Asani zbulon prapaskenat: Pa kaluar kufirin isha i Kukësit, më pas vendosi telefonata