Rama përjashton mundësinë e një bashkëpunimi me partinë e Tom Doshit: PSD nuk do të jetë në qeveri me ne

Rama përjashton mundësinë e një bashkëpunimi me partinë e Tom Doshit: PSD nuk do të jetë në qeveri me ne

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se nuk do të ketë asnjë bashkëpunim me PSD, partinë e Tom Doshit, që surprizoi në zgjedhjet e 25 prillit, duke marrë 3 mandate. Rama theksoi disa herë se do të bashkëpunonte me PD, në në bashkëpunim "pa vijë të kuqe", por tha i prerë se PSD nuk do të hyjë në qeveri me të.

"PSD nuk do jetë në qeveri me ne. Me PD dua të bëj një sforco shumë të madhe personale të partisë sonë për të shkuar përtej pandemisë politike se na ka degjeneruar si njerëz në sytë e njerëzve. Ja kemi këtë detyrim njerëzve dhe Shqipëria sot ka një oportunitet fantastik me gjithë ato investime që kemi përpara dhe nëse kanalizojmë një pjesë të madhe të energjive që i kanalizojmë çdo ditë në mënyrë negative, do bënim shumë për Sipërinë. Unë jam i gatshëm të ulem në tryezë me këdo, nëse është Lulzim Basha ok, por e kam me PD. PD meriton një shans të ri, Shqipëria meriton një shans të ri. Nuk kam kufi në termat e bashkëpunimit", tha Rama.

Sipas tij, PD nuk u ndëshkua në zgjedhje dhe se arritën maksimumin që mund të arrinin.

"PD nuk është ndëshkuar, ka bërë një sforco. E di që për mua nuk është e lehtë si karakter që të kafshoj gjuhën kur më vijnë batutat apo sarkazmat, kanë arritur për mua maksimumin që mund të arrinte. Nuk mund të shkonte më tutje dhe PD krahasuar me më parë, që e kemi të qartë që do rritet dhe LSI do të bjerë, por rezultati i tyre është rezultat që nëse nuk do të ishte Basha do ishte afirmativ për lidershipin", u shpreh ai.


Lajmi kryesor:

Rama: Metën do e shkarkojmë me këtë parlament, ka marrë dënimin spektakolar nga populli sovran i Shqipërisë! S'kam vija të kuqe për bashkëpunimin me PD


  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël