Rama: Metën do e shkarkojmë me këtë parlament, ka marrë dënimin spektakolar nga populli sovran i Shqipërisë! S'kam vija të kuqe për bashkëpunimin me PD

Rama: Metën do e shkarkojmë me këtë parlament, ka marrë dënimin spektakolar nga populli sovran i Shqipërisë! S'kam vija të kuqe për bashkëpunimin me PD

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta

TIRANË- Mazhoranca është e vendosur dhe kryeministri Edi Rama e ka bërë të qartë që ky parlament ekzistues do e shkarkojë presidentin Ilir Meta, pasi është 'përdhunues i zgjedhjeve'. Rama tha se Ilir Metën e dënoi populli i Shqipërisë në mënyrën më spektakolare dhe Kuvendi  i Shqipërisë do të formalizojë këtë vendim.

"Meta është jashtë çdolloj konfiguracioni dhe me Ilir Metën do të merret parlamenti i Shqipërisë. Sepse Ilir Metën populli e dënoi dhe, parlamenti i Shqipërisë do ta formalizojë dënimin.Ky parlament ekzistues. Ky më ky, direkte. Është i dënuar nga populli shqiptar… Ky është parlamenti i Shqipërisë, është aktual. Biles atëherë kur u bë ky diskutimi u thashë përse e lini këtë tranzicionin kaq gjatë. Bëhen zgjedhjet në Prill, formohet qeveria e re në fund Shtatori. Ky parlament vetëm do formalizojë. Ilir Meta është dënuar nga populli sovran i Shqipërisë në mënyrë më spektakolare. Kërkoi një referndum dhe ka marrë PD…", tha Rama. 

Duke përjashtuar kategorikisht llir Metën, Rama tha se është i gatshëm që të bashkëpunojë me PD! E theksoi, vetëm me PD-në dhe jo parti të tjera opozitare dhe për këtë bashkëpunim nuk ka vënë asnjë kufi apo vijë të kuqe.

" Nuk kam asnjë kufi për bashkëpunimin me PD, fare s'kam asnjë vija të kuqe. Vetëm me PD, jo me opozitën. Nuk është "Duam këto". Vendosëm një frymë dhe më pas hajde ulemi dhe ndërtojmë parimet", tha ai.

Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe për PSD-në e Tom Doshit duke thënë shkurt dhe qartë se nuk do e bëjë pjesë të qeverisë së tij, edhe pse ky i fundit ka shprehur hapur gatishmërinë për të bashkëpunuar.

"PSD nuk do jetë në qeveri me ne", tha shkurt Rama. 

Nga ana tjetër, kreu i qeverisë u ka kërkuar një ndjesë publike qytetarëve për shkeljen e masave anti-COVID në mitingun e fitores. Në ndryshim me mënyrën se si ai bëri fushatë, në karrige dhe me distancë, në Sheshin 'Skënderbej', u mblodhën qindra njerëz në kundërshtim me çdo masë të vendosur nga Komitetit Teknik. Ai pranoi se kishte gabuar dhe kërkoi falje, teksa tha se nuk është në dijeni që PS të ketë marrë gjobë nga policia.

"Jam habitur, se më thanë organizatorët se formati do jetë si herët e tjera, me karrige, por pastaj pashë që nuk ishin vënë karrige, kërkoj ndjesë publike për këtë që ka ndodhur", tha Rama.

Edhe pse është futur në historinë e vendit duke u bërë kryeministri parë që ka marrë 3 mandate radhazi, ambicia e Ramës shkon edhe më tej, në kërkim të një mandati të katërt, duke thënë me bindje se PS do të rritet dhe në zgjedhjet e tjera do të marrë 850 mijë vota.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:25
Rama përjashton mundësinë e një bashkëpunimi me partinë e Tom Doshit: PSD nuk do të jetë në qeveri me ne

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se nuk do të ketë asnjë bashkëpunim me PSD, partinë e Tom Doshit, që surprizoi në zgjedhjet e 25 prillit, duke marrë 3 mandate. Rama theksoi disa herë se do të bashkëpunonte me PD, në në bashkëpunim "pa vijë të kuqe", por tha i prerë se PSD nuk do të hyjë në qeveri me të.

"PSD nuk do jetë në qeveri me ne. Me PD dua të bëj një sforco shumë të madhe personale të partisë sonë për të shkuar përtej pandemisë politike se na ka degjeneruar si njerëz në sytë e njerëzve. Ja kemi këtë detyrim njerëzve dhe Shqipëria sot ka një oportunitet fantastik me gjithë ato investime që kemi përpara dhe nëse kanalizojmë një pjesë të madhe të energjive që i kanalizojmë çdo ditë në mënyrë negative, do bënim shumë për Sipërinë. Unë jam i gatshëm të ulem në tryezë me këdo, nëse është Lulzim Basha ok, por e kam me PD. PD meriton një shans të ri, Shqipëria meriton një shans të ri. Nuk kam kufi në termat e bashkëpunimit", tha Rama.

Sipas tij, PD nuk u ndëshkua në zgjedhje dhe se arritën maksimumin që mund të arrinin.

"PD nuk është ndëshkuar, ka bërë një sforco. E di që për mua nuk është e lehtë si karakter që të kafshoj gjuhën kur më vijnë batutat apo sarkazmat, kanë arritur për mua maksimumin që mund të arrinte. Nuk mund të shkonte më tutje dhe PD krahasuar me më parë, që e kemi të qartë që do rritet dhe LSI do të bjerë, por rezultati i tyre është rezultat që nëse nuk do të ishte Basha do ishte afirmativ për lidershipin", u shpreh ai.

Ora 22:22
Habit Rama: Nuk dua të zë be, por ende nuk e di sa vota kam marrë në Durrës e Vlorë, as kam pyetur

1619544460_1619541387rama12.jpg

Kryeministri Edi Rama ka surprizuar të gjithë duke thënë se nuk e di se sa vota ka marrë në Durrës apo Vlorë.

"Nuk dua të zë be, por nuk e di rezultatin tim me shifra në Durrës dhe Vlorë, as nuk kam pyetur as nuk e di", tha Rama.

Ndërkohë, ai ka thënë se është ndjerë keq që një figurë si Pandeli Majko mbeti jashtë parlamentit, por tha se kjo ka ardhur si pasojë e numrit të madh të votave të pavlefshme.

Më ka ardhur shumë keq dhe kjo është keqardhja e madhe e votave të pavlefshme se nëse nuk do kishin gabuar me preferencën ne do i kishim marrë 19 mandate 100%

Ora 22:05
Rama: S'kam vija të kuqe për bashkëpunimin me PD! Metën do e shkarkojmë me këtë parlament

1619609903_rama.PNG

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se vullneti i tij për bashkëpunim i drejtohet vetëm PD-së dhe është i gatshëm për një bashkëpunim pa limit dhe pa vija të kuqe.

" Nuk kam asnjë kufi për bashkëpunimin me PD, fare s'kam asnjë vija të kuqe. Vetëm me PD, jo me opozitën. Nuk është "Duam këto". Vendosëm një frymë dhe më pas hajde ulemi dhe ndërtojmë parimet", tha ai.

Ai ka përjashtuar këtu kategorikisht jashtë këtij bashkëpunimi Metën, duke thënë se është dënuar nga populli dhe ndëshkimin do ia japë parlementi aktual.

Meta është jashtë çdolloj konfiguracioni dhe me Ilir Metën do të merret parlamenti i Shqipërisë. Sepse Ilir Metën populli e dënoi dhe, parlamenti i Shqipërisë do ta formalizojë dënimin. Ky parlament ekzistues. Ky më ky, direkte. Është i dënuar nga populli shqiptar… Ky është parlamenti i Shqipërisë, është aktual. Biles atëherë kur u bë ky diskutimi u thashë përse e lini këtë tranzicionin kaq gjatë. Bëhen zgjedhjet në Prill, formohet qeveria e re në fund Shtatori. Ky parlament vetëm do formalizojë. Ilir Meta është dënuar nga populli sovran i Shqipërisë në mënyrë më spektakolare. Kërkoi një referndum dhe ka marrë PD… ", tha Rama.

Kjo është hera e dytë që mazhoranca do të nisë procedurat për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i presidentit. Herën e parë, gjithçka nisi për shkak të çdekretimit të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019. Sot, kjo procedurë ka nisur pas luftës që Meta hapi ndaj SHBA-së dhe ambasadores Yuri Kim, si edhe daljes së tij totalisht nga roli i kreut të shtetit dhe përfshirjes së tij në fushatë në shkelje të Kushtetutës, asaj që Meta përbetohet se po e mbron me gjak dhe dinjitet.

 

Ora 21:38
Theu masat anti-COVID në mitingun e fitores, Rama: E pranoj ishte gabim, kërkoj ndjesë

1619541387_rama6.jpg

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar ndjesë për shkeljen e masave anti-COVID në mitingun e fitores. Ai tha se kjo ishte një faj i organizatorëve, e megjithatë kërkoi ndjesë publike.

"E pranoj që ajo që ndodhi ne në këtë aspekt ishte shkelje e pajustifikueshme për ne dhe për këtë çështje unë kam bërë edhe një komunikmim me organizatorët, se nuk e kuptova pse nuk ishte me karrige dhe distancë, dhe në ato kushte nuk kishte që të ikja se mund ta bëja dhe këtë, në këtë rast ne kemi bërë gabim dhe është kundër rregullave. Jam habitur, se më thanë se formati do jetë si herët e tjera, me karrige, por pastaj pashë që nuk ishin vënë karrige, kërkoj ndjesë publike për këtë që ka ndodhur", tha Rama.

Megjithatë, kryeministri tha se nuk dinte nëse për këtë grumbullim, PS kishte marrë gjobë nga policia. 

Ora 21:34
Rama: Është hera e parë që opozita fiton në burgje të caktuara që nga koha kur i administronte LSI

1619680514_16196076101.jpg

Kryeministri Edi Rama për të vërtetuar që pushteti nuk ka ndërhyrë në votën e  qytetarëve ka sjellë shembullin në burgje, ku fituese është opozita.

"Është hera e parë në vendin tonë që opozita fiton në burgje të caktuara, ose në të gjitha burgjet ka rezultat normal. Deri në 2017 kur burgjet administroheshin nga LSI, rezultatet janë me zero. Dhe kur në burgje nuk është përdorur fuqia e pushtetit imagjino sa mund të jetë përdorur jashtë”, tha Rama.

Ora 21:30
Rama: 3 mandate të humbura nga votat e pavlefshme, në zgjedhjet e ardhshme do marrim 850 mijë vota

1619540185_ERAMA.jpg

Rama ka bërë me dije se PS-ja do të merrte në këtë zgjedhje deri në 77 mandate, ose 800 mijë vota, që ka qenë edhe objektivi maksimal i socialistëve në këto zgjedhje. Ai tha se kjo nuk është arritur pasi ka pasur shumë vota të pavlefshme, duke marrë shembullin në Elbasan, ku tha se shumë qytetarë kanë votuar gabimisht. Në total në këto zgjedhje janë shpallur 83028 vota të pavlefshme, nga të cilat rreth 45 mijë i takojnë PS-së.  Nga këto PS ka marrë 768250 vota në rang kombëtar, ose 74 mandate.

"Janë votuar 12 dhe për votën e kandidatin, në Elbasan ka vota të pavlefshme që votonin 12 dhe 8, që është numri i Taulantit. Në kemi kaluar objektivin tonë për të thyer tavanin e 800 mijëve, ne kemi 3 mandate të humbura", tha Rama në një intervistë televizive.

Rama është bërë gati për një mandat të 4-t, duke thënë se socialistët do të rriten dhe do të marrin 850 mijë vota.

“Që nga viti 2005 vetëm po rritemi, në 2009 humbëm për shkak të formulës së koalicionit. Në zgjedhjet e tjera, PS do të jetë mbi 850 mijë vota. Nuk e vendo unë sa do marr, janë objektiva bazuar në analiza. Është shkencë kjo", tha ai.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Trnakop Kacija: 30/04/2021 11:50

    Vec sharko Ilir Monika Meten dhe voten time prap do ta kesh.

    Përgjigju
  • D.Didani: 30/04/2021 05:15

    Mandatin e katert Rama e ka me te sigurt,me te paster,dhe me dinjitoz. Do behen trasformime te tilla ne Shqiperi ,dhe vet populli do te bindet qe ky udheheqes nuk duhet hequr sepse me te mire nga ai nuk mund te kete! Keni per ta pare!!! Ekonomia eshte shprehje e koncentruar e politikes!!!

    Përgjigju
  • Like: 30/04/2021 05:13

    Zoti Kryeminister, kur jep fjalen duhet ta mbash sepse populli te ka dhene besimin dhe nuk duhet zhgenjuer. Ta dha perseri voten per here te trete megjithese ju nuk e mbajtet fjalen per te cuar perpara drejtesise vrasesit e 4 kryetareve te familjeve ne 21 janar, dhe ju e dini shume mire e personat pergjegjes shetisin qetesisht,behen deputet, perfitojne nga taksat e ketij populli te varfer dhe jetojne ne mireqenie ata, femijet dhe familjet e tyre. Prandaj kesaj radhe duhet te mbani premtimin kur thoni qe do ta shkarkoj ky parlament like kokemadhin. Mbajeni premtimin per besimin qe ju ka dhene populli. Nese ju ja jepni njehere besimin populli do tju à kthej shume here. Ne pritje te premtimeve qe like injoranti e kokemadhi, mona surrat kali,salqeni e lulka te marrin denimin e merituar per keto 30 vjet qe kane vjedhur e shkaterruar Shqiperine. Shqiperia e SHQIPETAREVE

    Përgjigju
  • mitro: 29/04/2021 23:09

    Edi Rama, e dime se per dipllomaci e politike 'te zgjuar', jeni i detyruar qe te flisni keshtu..., por mos e filloni kete epoke te re te qeverisjes suaj me zhgenjime per elektoratin tuaj. Te bashkepunosh me organizaten kriminale 'pd', qe ka te regjistruara ne CV-ne e saj, mijra e mijra krime te te gjitha ngjyrave e formave, do te thote qe te behesh pale me krimin. Ay grupim i dykembeshave te degjeneruar dhe teper te rrezikshem, DUHET shkrire dhe nxjerre "JASHTE LIGJIT" sa me shpejt qe te jete e mundur!

    Përgjigju
  • Verdikti: 29/04/2021 22:40

    Po mos shko te Shreku o Edi!Pa përmendur Kazanin e Mediokerve!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale