Rama: Ideja e Metës kënaq PD
gati për zgjidhje Kushtetuese

Rama: Ideja e Metës kënaq PD<br />gati për zgjidhje Kushtetuese
TIRANE-“Dialogu ka qenë e mbetet gjithnjë zgjedhja ime e parë dhe unë kam qenë e jam i hapur për cdo kërkesë apo zgjidhje, që nuk cënon Kushtetutën e nuk i bie ndesh standarteve demokratike.”

Këtë përgjigje i ka dhënë sot kryeministri Edi Rama kreut të LSI, Ilir Meta, pas deklaratës së tij të mbrëmshme, se nuk ka zgjedhje pa opozitën dhe se duhet një qeveri besimi.

Në këtë pikë Rama shprehet se e vlerëson përpjekjen e LSI për të gjetur një zgjidhje që kënaq PD-në, por kjo të bëhet në rrugë kushtetuese.

Rama thekson disa pika ku sipas tij, Kushtetuta është shumë e qartë.

Kushtetuta jonë është shumë e qartë - zgjedhjet duhet të mbahen në 18 qershor.
Kushtetuta është shumë e qartë - qeveria është vullnet i shumicës.
Nëse biem të gjithë dakord me Kushtetutën, unë jam i bindur se mund të biem dakord për gjithcka tjetër
”.

Dhe duke u ndalur tek dialogu, gjithmonë në respektim të kushtetutës, Rama thekson madje që, është gati të ulet e të bisedojë me Bashën dhe në çadrën e PD-së.

Deklarata e Rames erdhi në formen e një shkrimi në rrjetin social Facebook, me titullin, Shënimi i Ditës.

SHËNIMI I DITËS
E vlerësoj përpjekjen e bashkëkryetarit të koalicionit qeverisës, Ilir Meta, për të kërkuar një zgjidhje që kënaq Partinë Demokratike.
 
Edhe unë kam qënë dhe mbetem i gatshëm per cdo zgjidhje që i'a lehtëson Partisë Demokratike rrugën për t'u kthyer në Kuvend; votuar Vetingun; vazhduar betejën e vet politike në shinat e Kushtetutës e të ligjshmërisë dhe garantuar bashkë me ne, që zgjedhjet e 18 qershorit të jenë më të lirat e më të ndershmet të zhvilluara ndonjëherë në Shqipëri.
Qeveria jonë është angazhuar në një rrugë reformash tërësore. Kemi vendosur një bazë ligjshmërie për të bërë shtet, në vend të rrëmujes së paligjshmërisë pa shtet. Kemi rikthyer rritjen e qendrueshme ekonomike, në vend të batakut të një ekonomie të zhytur në borxhe paralizuese e korrupsion mbytës. Dhe as do te kthehemi mbrapa, as do të ndalemi në rrugën që na ka përcaktuar mandati i popullit, pse një pakicë ka frikë nga Vetingu dhe nga gjykimi i popullit në zgjedhje!
Nëse Partia Demokratike kërkon një diskutim serioz me ne, jam i gatshëm të ulemi për të diskutuar, që sot, edhe në çadër po të jetë nevoja. Dialogu ka qenë e mbetet gjithnjë zgjedhja ime e parë dhe unë kam qenë e jam i hapur për cdo kërkesë apo zgjidhje, që nuk cënon Kushtetutën e nuk i bie ndesh standarteve demokratike.
Kushtetuta jonë është shumë e qartë - zgjedhjet duhet të mbahen në 18 qershor.
Kushtetuta është shumë e qartë - qeveria është vullnet i shumicës.
Nëse biem të gjithë dakord me Kushtetutën, unë jam i bindur se mund të biem dakord për gjithcka tjetër", perfundon shkrimin Rama.
 
Pak para kësaj, kryeministri zhvilloi takim me bashkëpunëtorët e ngushtë të Partisë Socialiste. Po keshtu veproi dhe aleati i tij, Meta.

Kushti i LSI,Rama-Meta takojnë bashkëpunëtorët e ngushtë
Në mesditë Rama zhvilloi një takim me bashkëpunëtorët më të afërt në Kryeministri për rreth një orë.
 
Sipas burimeve të Report Tv në takim me Ramën në Kryeministri ishin Saimir Tahiri, Gramoz Ruçi, Erion Veliaj dhe Fatmir Xhafaj.
 
Rama diskutoi me bashkëpunëtorët e tij për kushtet e LSI për t'i dhënë garanci opozitës që të futet në zgjedhje, pasi prej më shumë se 40 ditësh vazhdon protestën para Kryeministrisë.
 
Ndërsa prej orës 13:00 kryetari i LSI, Ilir Meta zhvilloi një takim me ministrin e Drejtësisë, Petrit Vasili.

Keto takime erdhen pas deklarates se forte te Bashes nga cadra e protestes.

Basha: Ilir Meta nëse ishe i sinqertë mbrëmë,mirësevjen!
Kryetari i PD, Lulzim Basha në fjalën e tij të zakonshme nga çadra e protestës e mirëpriti deklaratën e Metës për zgjidhjen e krizës përmes një qeverie besimi dhe i duke bere nje interpretim të fjales së kreut të LSI, e ftoi t'i bashkohet kauzës së PD. 

“Mbrëmë duke vendosur këto interesa parësore për Shqipërinë, një nga dy parnterët e koalicionit ka bërë zgjedhjen e tij dhe ne i themi se nëse është e sinqertë mirësevjen; Shqipëria e para. Nuk kemi kërkuar dhe as nuk kërkojmë pazare politike dhe aleanca në kurriz të shqiptarëve.

(dy.b/d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit