Politika nuk ka mundur që të jetë larg vëmendjes edhe në malin e Tomorit, aty ku dhjetëra qytetarë janë mbledhur në këto ditë peligrinazhi.

Dhjetëra të rinjë kanë shpërthyer në thirrje kundër kryeministrit Edi Rama, pasi nuk u lejua muzika në sfond, teksa ishin duke parë ndeshjen finale të Champion League PSG- Bayern Munich.

Qytetarët u acaruan, pasi policia iu ka mbyllur muzikën, si një masë e marrë, në kuadër të Aktit Normativ kundër përhapjes së COVID-19.

“Rama ik, Rama ik, ndize, ndize”, këto ishin thirrjet e qytetarëve.