TIRANË – Kryetari i PS, Edi Rama e ka cilësuar njeri të çmuar e mik të shtrenjtë, publicistin dhe përkthyesin Ardian Klosi, i cili u nda nga jeta një natë më parë.
Në reagimin e tij në rrjetin social Facebook, kryesocialisti Rama u shpreh se Klosi ishte antikonformisti që refuzoi vulgaritetin.
“Iku tragjikisht natën një mik i shtrenjtë e njeri i çmuar i këtij vendi, antikomformist i hershëm që refuzoi të pershtatet me vulgaritetin”, shkruan Rama në profilin e tij.

(aq/shqiptarja.com)