Rama: Iku pelikani kaçurrel se
iu bë jeta kaçurrel me Saliun

Rama: Iku pelikani kaçurrel se<br />iu bë jeta kaçurrel me Saliun
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zhvilloi sot një takim me fermerë të Maliqit ku është shprehur se qeveria është e vendosur të shtojë partneritetin me ta. Në fshatin Drithas të Maliqit, nuk kanë munguar batutat nga ana e kryeministrit me fermerët e zonës. Duke shigjetuar paaradhësin e tij Sali Berisha, Rama tha se, ish-kryeministri ishte kthyer në një tmerr jo vetëm për njerëzit që banonin në fshat, por dhe për kafshët e shpendët.

 “Po flisnim me Gëzimin më parë për pyllin e fazanëve. Është aset i jashtëzakonshëm i zonës. Fazanët e kaprojtë i hëngri Saliu, koha e Saliut, siç tmerruan edhe atë pelikanin kaçurrel në Karavasta. Iku kaçureli se iu bëj jeta kaçurrel me Saliun, u zhdukën të gjithë” tha Rama.

Kryeministri vuri në dukje më pas situatën e vështirë qe qeveria e kaluar trashëgoi tek fermërët.

Dhjetra e dhjetra mijëra familje fermerë që jetonin në mëshirë të fatit për shkak të mungesës së ujit në parcelë ashtu sikundër u arrit që në 25 vite Shqipëria të mos krijonte tregun e tokës. I vetmi vend në Europë e ndoshta nga të paktit vend në botë që nuk ka treg toke pasi nuk ka akoma tituj legjitim pronësie” tha ai duke garantuar se, shteti do të ndërmjetësojë me bankën për përmirësimin e jetës së fermerit. 

Është shteti që do të ndërmjetësojë me bankën. Nuk do të shkoni ju në banka të kërkoni financim. Këtë do e bëjmë ne për ju duke mbështetur apelimet tuaja dhe duke qenë avokatët tuaj”, tha ai.
 
Kreu i qeverisë ka prekur edhe çështjen e pronave, ku theksoi se për 25 vite në Shqipëri janë vrarë rreth 8000 vetë si shkak i konflikteve.
 
"Kanë filluar të jepen titujt e parë të pronësisë ndërkohë që shumë familje kanë hasur gjatë rrugës çudira dhe konflikte pa fund. 8000 vetë janë vrarë në Shqipëri për konflikte pronësie që nga viti 1990, kryesisht në zonën e fshatit", u shpreh kryeministri.

Rama prezantoi programin e ri të financimit sipas të cilit fshatarët do të kenë garant shtetin për marrjen e kredive.
 
"Në Europë nuk ekziston koncepti i fshatarëve të varfër. Ne jemi të vendosur të shtojmë partneritetin me fshatarët. Çështja themelore mbetet financimi i fermerëve. Do të fusim linjat alternative të financimit. Këtu është programi i ri që po mundohem ta prezantoj në të gjithë Shqipërinë.
 
Sot për sot për është shumë e vështirë që një fermer të marrë një kredi për të zhvilluar biznesin. Ne shtetin e kemi bërë garant, kemi krijuar një fond kombëtar të garancisë. Kemi bërë marrëveshje me 6 banka të nivelit të dytë që shteti të jetë garant.
 
Çdo bashki do të ketë një sportel të vetin në dispozicion të fermerëve për informacion dhe asistencë. Në gjithë qarkun e Korçës dhe në të gjithë Shqipërinë kemi shembuj të njerëzve që e kanë nisur nga një gjë e vogël dhe kanë arritur të jenë sipërmarrës të mëdhenj",
u shpreh kryeministri.
 
Rama u shpreh se në Korçë dhe në të gjithë Shqipërinë është bërë një punë e madhe, por jo shteruese pasi ka ende shumë për të bërë.
 
"Ka gjera të rëndësishme që janë bërë dhe po bëhen, por ne jemi të vetëdijshëm për disa gjëra që nuk kemi arritur t'i bëjmë akoma", u shpreh kreu i qeverisë.
 
Edi Rama ka deklaruar se një aspekt shumë i rëndësishëm në zhvillimin e mëtejshëm të Korçës është turizmi.

Ai u shpreh: " Turizmi është një aspekt shumë i rëndësishëm në Korçë. Sa më shumë turistë shkojnë në Korçë do të thotë gjithnjë e më shumë përfitime. Voskopoja brenda sezonit të ardhshëm do të transformohet tërësisht. Do të shtrijmë investimet edhe në pika të tjera".

Redaksia Online
d.b/Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit