Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sot nga Elbasani blogerët dhe influencerat që akuzojnë qeverinë për korrupsion.

Teksa tha se blogerët marrin para për të reklamuar trupin e tyre dhe nuk i paguajnë asnjë taksë shtetit, kryeministri Rama bëri edhe një imitim të tyre, teksa ishte në podium.

Në përfundim me ironi Rama tha se ‘blogerët të kapin njëri-tjetrin, njëri të vishet si flamengo, tjetri të vishet si unë, edhe të luftojnë kush fiton’.

“Na tregojnë këta korrupsionin. Na e tregojnë korrupsionin blogerët që nuk lënë para pa mbledhur duke treguar të gjitha anët e trupit, që unë i kam treguar pa lekë kur isha i ri dhe që nuk i japin 1 euro taksë shtetit shqiptar. 1 euro taksë nuk paguajnë ata blogerë e influencerë. Blogerat të kapin njëri-tjetrin, njëri të vishet si flamengo, tjetri të vishet si unë, edhe të luftojnë kush fiton”, tha mes të tjerash Rama.


Lajmi kryesor:

‘Shqipëria e shqiptarëve’, Rama për protestat për Zvërnecin: Thirrje raciste! Shqetësohen për flamingot blogerët që nuk paguajnë taksa