TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot mbi akuzat për korrupsion ndaj kryebashkiakut të Vlorës, Shpëtim Gjika, të cilat bashke edhe me faktet Rama i ka quajtur “tepër të rënda”.
“Shpëtim Gjika është mik dhe figurë e lartë e PS në krye të një prej qyteteve më të rëndësishëm të Shqipërisë. Akuza tejet e rëndë dhe faktet tejet të rënda. Të gjithë ndihemi keq nga abuzimi dhe duam të shpresojmë se një abuzim kaq skandaloz me detyrën nuk qëndron”, ka thënë paraprakisht Rama.
Por pas keqardhjes, kryeministri ka deklaruar para publikut se “ndihemi të detyruar ndaj 1 milion shqiptarëve, që na zgjodhën për të luftuar korrupsionin në të gjitha nivelet, se sot kërkojmë nga drejtësia të kryejë detyrën pa asnjë lloj pengese”.
“Ne duam ta shohim Shpëtim Gjikën të çliruar dhe të provojë se s’ka të bëjë me akuzat. Por ne nuk do bëhemi mbyroja politike e asnjë të akuzuari as sot, as kurrë”, theksoi Rama.
“Duam Shqipëri të drejtë dhe të barabartë për këdo dhe me këdo. Dhe në radhë të parë kur akuza drejtohet ndaj nesh dhe për ndonjërin nga ne”, theksoi Rama.
"Si socialist dhe mik i Shpëtim Gjikës, unë ndihem keq për të dhe në çfarëdo situate do jem njerëzisht pranë tij dhe familjes së tij dhe sikur ai të ketë gabuar aq rëndë. Por, si kryeministër unë inkurajoj prokurorinë të bëjë detyrën deri në fund dhe duam që drejtësia dhe jo politika të thotë fjalën e fundit lidhur me të”, përfundoi qëndrimi e tij kryeministri Rama.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.4%
-
Deri diku
5.7%
Vota total: 1181
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
A do të dërgojë NATO ushtarë në Ukrainë? Mark Rutte: Do të sigurohemi që ukrainasit ta vazhdojnë këtë luftë
28 Nëntor, 19:08
-
Itali/ Vrau Nikolin Nikën pas sherrit në lokal, 62-vjeçari shqiptar lihet në burg: Mbrojta veten, më sulmoi! (EMRI)
28 Nëntor, 19:01
-
Petro Koçi në Report Tv: Berisha skenar ogurzi si i ’97-ës, fshihet pas qeverisë teknike! Protestë me akte guerrile, duhet të gjykohet edhe për 21 janarin
28 Nëntor, 19:01
-
Amerikanët festojnë Ditën e Falenderimeve, ja çfarë simbolizon kjo festë
28 Nëntor, 19:01
-
Francë/ U shkatërrua nga flakët rreth 5 vite më parë, rihapet 'Notre-Dame'! Ja kur do të pres vizitorë katedralja historike e restauruar
28 Nëntor, 18:48
-
I emëruar i Trumpit për emigracionin mbikqyri një valë deportimesh në të kaluarën
28 Nëntor, 18:37
-
Ukrainë, lufta dhe pasiguria ndikojnë tek rënia e popullsisë
28 Nëntor, 18:33
-
Demush Shasha: Pozicioni më i rëndësishëm amerikan
28 Nëntor, 18:30
-
Partia e Lirisë kërkon shtimin e mbi 45 mld lekëve për Buxhetin 2025! Xhixho: Depozituam 11 amendamente në Kuvend, buxheti i Ramës për oligarkët
28 Nëntor, 18:27
-
Putin mohon akuzat: Rusia nuk ndërhyn në proceset e brendshme të Gjeorgjisë
28 Nëntor, 18:26
-
Ben Blushi: Çfarë kemi arritur në 112 vjet (një ilaç kundër pesimizmit)
28 Nëntor, 18:24
-
Putin: I kërkoj falje ish kancelares Merkel, nuk doja ta trembja me qenin
28 Nëntor, 18:18