Rama inspektim në Lungomare 2 në Vlorë, thumbon Lelin: Ta mbarojmë, të mos presim të vdekurit e Bashkisë
Kryeministri Edi Rama ishte në një inspektim në Lungomare 2 në Vlorë, ku ajo që u vu re nga kjo vizitë e tij ishte mungesa e kreut të Bashkisë, Dritan Leli. Refuzimi i ftesës për të kandiduar për deputet në zgjedhjet e 25 prillit nga ana e Leli, duket se nuk është pritur dhe aq mirë nga kreu i qeverisë, i cili sot nga Vlora nuk ka lënë pa e thumbuar.
VLORË-Kryeministri Edi Rama ishte në një inspektim në Lungomare 2 në Vlorë, ku ajo që u vu re nga kjo vizitë e tij ishte mungesa e kreut të Bashkisë, Dritan Leli. Refuzimi i ftesës për të kandiduar për deputet në zgjedhjet e 25 prillit nga ana e Lelit, duket se nuk është pritur dhe aq mirë nga kreu i qeverisë, i cili sot nga Vlora nuk ka lënë pa e thumbuar.
“Ta mbarojmë, ta mbarojmë se të presësh të vdekurit e Bashkisë...”, dëgjohet të thotë Rama gjatë inspektimit të në Lungomare 2.
“Krisjet” në marrëdhënien e tyre nisën para zgjedhjeve, e konfirmuar edhe nga kreu i qeverisë, i cili pohoi se i kishte bërë ftesën Lelit dhe se ky i fundit nuk e kishte pranuar, e megjithatë, shtoi se “me apo pa të, objektivi do të arrihet” dhe ashtu ndodhi. Në Vlorë, PS-ja mori 8 mandate, që ishte dhe objektivi maksimal, kjo e reflektuar edhe në përpilimin e listës së kandidatëve për deputet, ku Rama renditej i 8-ti.
Nga ana tjetër, përsa i përket vijimit të punës në Lungomare, Rama u shpreh se po punohet intensivisht për të pritur sezonin turistik, teksa premtoi plazh të ri publik me kushte shumë të mira. Në Lungomare 2 në Vlorë po merr jetë një tjetër hapësirë publike e cila do të shërbejë si pikë pritëse për turistët, me një plazh të konsideruar nga Rama me 5 yje, me pishinë olimpike dhe pishinë për fëmijë, si edhe shëtitorja që lidh pa ndërprerje Skelën me Ujin e Ftohtë. Njëkohësisht në këtë zonë do të ketë një parkim të dedikuar me 160 vende.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:18
'Është diçka spektakolare' Rama inspekton punimet në kantierin e Parkut të Shtëpisë së Pavarësisë në Vlorë (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në kantierin e Parkut të Shtëpisë së Pavarësisë.
Përmes këtij parku Bulevardi Qendror do të lidhet me detin në një aks vertikal dhe ku do të krijohet një oaz i veçantë gjelbërimi, ujrash, argëtimi, nostalgjie.
'Është diçka spektakolare'- tha kreu i qeverisë teksa inspektonte punimet.