Rama inspekton 2 shkollat e reja në Tiranë/ Veliaj: Klasa në natyrë, s'ka nevojë me i mbajtur fëmijët si në kotec

TIRANE-Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj inspektuan procesin e ndërtimit të dy shkollave të reja “Vaçe Zela” dhe "Kristo Frashëri”, pjesë e programit të përbashkët qeveri-bashki për 17 shkolla të reja me standardet më të larta në kryeqytet. Veliaj shpjegoi si do të jenë shkollat e reja nisur edhe nga situata e pandemisë nga COVID-i që është krijuar.

"Këto që janë ikonë, Stefano Boeri ka projektuar këtë shkollë, dy te tregu Bujqësor dhe ajo te 'Shqiponja'. Do marrim arkitektët më në zë për shkollat "Sami Frashëri" dhe "Lasgush Poradeci" që të jetë dizajn.

Tani një nga rekomandimet e urbanistëve edhe në situatën e pandemisë është që të bëjmë më shumë shkolla sesa na duhen sepse klasat do të jenë më të vogla dhe të kenë më shumë hapësirë lulishtet që disa klasa të bëhen në natyrë, nuk ka nevojë me i mbajtur fëmijët si në kotec, del nga klasa dhe e bën në bahçen e shkollës sikur është projektuar" tha ai.

Kryeministri e pyeti kryebashkiakun edhe për procesin e rindërtimi. "Me rindërtimin kemi filluar me shkollat. Me rregullat e reja që u vendosën për bërjen e shtëpive, 800 shtëpitë e Tiranës. E hapim këtë javë. Vaqarri do të jetë një etalon" tha ai.

Projekti i shkollës së re “Vaçe Zela” në Tiranë

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vera: 27/04/2020 21:17

    BRAVO QEVERISE QE INVESTON PER SHKOLLA TE REJA,,,DUKET QE DO JETE NJE SHKOLLE E MADHE DHE E BUKUR,,POR PASHE QE KA DISA KACOLLE NE NJE ANE TE SHKOLLES ,,,MIRE DO ISHTE QE TE SHEMBESHIN DHE ATO,,,TI JEPET HAPSIRE SHKOLLES PER FUSHA SPORTIVE....

    Përgjigju
  • GARIBALDI: 27/04/2020 15:24

    Sh.mire..,sa me shume Dije,ndertoni sa me shume Shkolla..,sa me pak Xhami e Kisha..,Feja e Shqiptarit duhet te jete Gjuha Shqipe..,e Shqiptaria!..Nderoni me emrat e Shkollave te gjithe Shqiptaret e Arbereshet e medhej ,qe kane ngritur ne Piedestal..Gjuhen Shqipe!!!

    Përgjigju
  • Ina: 27/04/2020 14:36

    Shum shum shum jemi pa pun pa buk vet i kater

    Përgjigju
  • Ben Tiroci: 27/04/2020 13:48

    Forca Lali jepi Edi Gjigandi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë