Rama inspekton investimet ne
jug në energji dhe infrastrukturë

Rama inspekton investimet ne<br />jug në energji dhe infrastrukturë
Kryeministri Rama ka vijuar edhe sot vizitën në jug të vendit ku ka inspektuar një sër punimesh kryesisht në infrastrukturë dhe energjetikë.
 
Kryeministri, ka inspektuar investimet në ndërtimin e tre nënstacioneve atë të Radhimës, Dhërmiut dhe nënstacionit të lëvizshëm të Himarës.
 
Këto investime pritet ti japin fund problemeve të funizimit me energji të kësaj zone, kryesisht gjatë pikut turistik.
 
Këto tre nënstacione si dhe rrjeti energjetik në këtë zonë datonte që nga koha e elektrifikimit për herë të parë të Shqipërisë nga sistemi komunist.
 
Gjatë këtyre inspektimeve Kryeministri u shpreh se kontributet e konsumatorëve, po kthehen në investime për ta.
 
"Kapërcime epokale në teknologji, janë kontribute të konsumatorëve që po kthehen në investime dhe këto do të garantojnë shërbimin cilësor me energji dhe një ripërtëritje e një rrjeti që në 84% është i moshës së elektrifikimit" deklaroi ai.
 
Gjithashtu kryeministri Rama inspektoi edhe punimet për Rilindjen urbane të Sarandës.
 
Një kompleks muzeal dhe turistik që lidhet përmes Rrugës së Flamurit me shëtitoren bregdetare do jetë në nisje të sezonit veror, pamja e re e qendrës së Sarandës.
 
Në këtë hapësirë prej 6 mijë m2, ku ndodhen godinat administrative, kompleksi muzeal e galeria e artit, ka nisur projekti për rikonceptimin urban të saj dhe kthimin në pedonale të Rrugës së Flamurit.
 
Projekti rreth 103 milionë lekë përfshin edhe restaurimin e fasadave të ndërtesave, gjelbërimin, ndriçimin dekorativ e funksional të rrugës

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Gjermania lëshon urdhër-arrestin e parë lidhur me shpërthimin në gazsjellësin ‘Nord Stream’

Gjermania lëshon urdhër-arrestin e parë lidhur me shpërthimin në gazsjellësin ‘Nord Stream’