Rama inspekton punimet në Bypass-in e Gjirokastrës, ministrja: U vonuan sepse pritëm këshillimet me UNESCO-n! Kryeministri: Lëri spekulimet, atë punë kanë

 

Nga Gjirokastra, kreu i qeverisë Edi Rama ka parë nga afër punimet në qytet. I shoqëruar nga ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, kjo e fundit sqaroi edhe vonesën e vendosjes në funksion të Bypass-it duke iu përgjigjur spekulimeve. Ajo u shpreh se kanë pritur përfundimin e procedurës së këshillimit me UNESCO-n. 

“Nga pikëpamja e infrastrukturës kanë filluar bizneset janë hapur dhe i kanë kthyer në hapësira komerciale. Bypass-i ka dalë spektakolar. Mirë është ta themi sepse ka pasur spekulime, u vonua sepse ne pritën të gjithë procedurën e këshillimit me UNESCO-n. Mirë është ta themi sepse nuk kemi pse të lejojmë spekulimet”, tha Kumbaro.

Nga ana tjetër Rama ironizoi spekulimet ndaj projektit. “Lëri spekulimet, atë punë kanë”, deklaroi Rama.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Rama bisedë me pronarin e hotelit në Gjirokastër, ai i ofron trahana për mëngjes, ja si i përgjigjet kryeministri! E pyet edhe sa paguan kamarieren


M.Q./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen