Kryeministri Edi Rama, ka inspektuar ditën e sotme një tjetër kantier transformimi, Hidrovorin e Akërnisë, një investim që do të bëjë të mundur kullimin e 4,600 hektarëve tokë bujqësore dhe zonave rurale të banuara si dhe mbron Aeroportin e Vlorës nga përmbytjet.

Ky investim ka zëvendësuar elektropompat ekzistuese, teknologjia e vjetruar e të cilave është zëvendësuar me sisteme moderne, që kursejnë deri në 50 mijë lekë për metër kub ujë.

“Kjo zgjidh problematikën e tmerrshme. Domethënë, ato hallet që kemi pasur në të kaluarën, nuk i kemi më”, theksoi kryeministri.

Gjatë inspektimit Rama ka përshëndetur banorët dhe nga pamjet duket që nuk mungojnë as batutat mes qytetarëve dhe kreut të qeverisë, ku njëri prej tyre i ka dhuruar edhe një buf lodër kryeministrit.

Pjesë nga biseda e kryeministrit me qytetarët:

Edi Rama: Hajde t’u jap pak dorën, hajde të bëjmë edhe një selfie bashkë

(Një qytetar i jep një buf lodër kryeministrit)

Edi Rama: Ky i paska sytë blu

Qytetari: Ke popullin me vete mos u tut

Edi Rama: Duhet të thajmë kënetën


Lajmi kryesor:

Vlorë/ Muzeu Hebraik gati brenda 2 vitesh, Rama inspekton punimet: Gur themeli për marrëdhëniet tona me Izraelin