Rama inspekton rindërtimin e shkollës në Sukth: Gati të presë 705 nxënës dhe 80 fëmijët e kopshtit (VIDEO)

Rindërtimi i objekteve arsimore të shkatërruara apo dëmtuara rëndë nga tërmeti nuk është ndalur për asnjë moment.

Shkolla “Ismet Nanushi”, në fshatin Sukth të Durrësit, e cila në vjeshtë do të jetë gati për 705 nxënës dhe 80 fëmijët e kopshtit, është një nga objektet arsimore të Fazës 2, që po rindërtohet nga themelet me fondet e Bashkimit Europian, EU4Schools dhe zbatohen nga UNDP Albania.

Në kantierin ku çdo gjë është ngritur nga themelet ishte sot Kryeministri Edi Rama, së bashku me Ministrin e Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe kryetaren e Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako.

“Ky është objekti i tretë që fillon me programin e rindërtimit në këtë njësi administrative,” - u shpreh Sako, ndërsa shtoi se dy objekte të tjera arsimore që janë funksionale në këtë njësi janë rindërtuar me fonde të qeverisë.

“Ne kemi mbaruar dy objekte me fondet e qeverisë shqiptare që funksionojnë aktualisht.  Ndërsa kjo dhe një shkollë tjetër janë të ndërtuara mbi programin e BE-së me donacionet e PNUD. Kështu që kemi katër objekte të reja vetëm në këtë njësi administrative për t’i dhënë një mundësi sa më të madhe nxënësve që të edukohen në kushte sa më optimale,” – u shpreh kryebashkiakja Sako.

Ndërsa Ministri i Rindërtimit Ahmetaj tha se “Ismet Nanushi” është një nga shkollat më të mëdha të Programit të Rindërtimit, e cila renditet përkrah më të mirave për kushtet optimale që do t’u ofrojë nxënësve.


Lajmi kryesor:

Rama inspekton disa kantiere ndërtimi: Lagja e re në Vaqarr, si zonë rezidenciale! Rruga e re Sukth-Maminas lehtëson trafikun në sezonin turistik në Gjirin e Lalzit


I.K/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar