Rama inspekton shkollën e rindërtuar në Shijak: Më e fortë dhe me standarte europiane!

Pasi u dorëzoi çelësat e shtëpive të reja disa banorëve në Shijak, kryeministri Edi Rama së bashku me Ministren e Arsimit, Evis Kushin inspektoi shkollën e rilindur, "16 shtatori".

Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se kjo shkollë tashmë është gati të presë 350 nxënës dhe mësues me standartet më të larta dhe më të mira europiane.

Kjo shkollë vjen në kuadër të procesit të rindërtimit për të gjitha ato subjekte që janë dëmtuar apo shkatërruar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Rama thotë se shkolla "16 shtatori" është më e bukur, më e madhe dhe më e fortë tashmë.

Së fundmi ai ka dhënë dhe një mesazh politik, duke iu drejtuar kritikëve për këtë proces. Rama shkruan "qentë le të lehin karvani do të ecë më shpejt përpara".

1608389516_Screenshot5.jpg

 


Lajmi kryesor:

U dorëzon çelësat e banesave disa familjeve në Shijak, Rama batuta me kryefamiljarin: Je i PD-së, trego të vërtetën, gruaja po qesh (VIDEO)


E.M./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë