U dorëzon çelësat e banesave disa familjeve në Shijak, Rama batuta me kryefamiljarin: Je i PD-së, trego të vërtetën, gruaja po qesh (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Shijak ku u dorëzoi çelësat e shtëpive disa prej banorëve, banesat e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar. Rama shprehet se deri në natën e Krishtlindjeve nuk do të ketë më asnjë familje në çadër në Bashkinë e Shijaku.

Pas dorëzimit të çelësave kryefamiljarëve, Rama nuk ka kursyer as batutat po dhe vërejtjet për punëtorët që kishin bërë punimet, në disa detaje.

E besoje apo jo, thuaj të vërtetën se po qesh gruaja” pyeti kreu i qeverisë të zotin e shtëpisë, pas dorëzimit të çelësit duke i treguar se pavarësisht skepticizmit të disave, qeveria po vijon punë në terren me procesin e rindërtimit

Rama u zhvendos edhe në disa familje të tjera ku nuk munduan “thumbat” për Partinë Demokratike.

“Ku je ti mo i PD? Ndaj ta kemi bërë të verdhë që të të vijë cik drita të kthjellohesh icik. Hajde more shife banjën, çfarë banje të kemi bërë. Këta demokratë e Shijakut i duam shumë mezi i kemi”, tha Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:50
Rama inspekton shkollën e rindërtuar në Shijak: Më e fortë dhe me standarte europiane!

Pasi u dorëzoi çelësat e shtëpive të reja disa banorëve në Shijak, kryeministri Edi Rama së bashku me Ministren e Arsimit, Evis Kushin inspektoi shkollën e rilindur, "16 shtatori".

Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se kjo shkollë tashmë është gati të presë 350 nxënës dhe mësues me standartet më të larta dhe më të mira europiane.

Kjo shkollë vjen në kuadër të procesit të rindërtimit për të gjitha ato subjekte që janë dëmtuar apo shkatërruar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Rama thotë se shkolla "16 shtatori" është më e bukur, më e madhe dhe më e fortë tashmë.

Së fundmi ai ka dhënë dhe një mesazh politik, duke iu drejtuar kritikëve për këtë proces. Rama shkruan "qentë le të lehin karvani do të ecë më shpejt përpara".

1608389516_Screenshot5.jpg

 

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!