Rama inspekton shkollën ‘Nazmi Rushiti’ në Peshkopi: Shkollat profesionale prioritet, i nxisim të rinjtë drejt tregut të punës

PESHKOPI- Kryeministri Edi Rama po vijon turin në gjithë vendin, ndërsa tani është ndalur në Dibër. Kreu i qerisë ka inspektuar ditën e sotme (16 nëntor) shkollën e mesme profesionale ‘Nazmi Rushiti’, e cila është rokonstruktuar me buxhetin e shtetit. Kryeministri thotë se shkollat profesionale mbeten prioritet i investimeve në arsim me qëllim që të nxisin të rinjtë drejt tregut të punës.

“Në shkollën e Mesme Profesionale të rilindur ‘Nazmi Rushiti’, që ofron kushte dinjitoze për 300 nxënës të profileve të ndryshme si hoteleri-turizëm, informatikë, ekonomik, por edhe për stafin e mësuesve të kësaj shkolle. Shkollat profesionale mbeten prioritet i investimeve në arsim, dhe do të vijojmë t'i mbështesim për të nxitur të rinjtë përmes këshillimit të karrierës, që të marrin zanate, të cilat momentalisht i dikton edhe tregu i punës”, shkruan Rama.

Në shkollën profesionale “Nazmi Rushiti” aktualisht studiojnë rreth 300 nxënës, jo vetëm nga qyteti i Peshkopisë, por edhe nga nxënës të zonave rurale te qarkut Dibër, si dhe nga nxënës të komunave e rretheve Mat e Bulqizë, për të cilët ofrohet edhe mundësia e akomodimit në konvikt. 

“Shkollë profesionale që nuk ka pasur rikonstruksion ndonjëherë.  Nuk ka patur ndonjëherë këtë pamje, këtë qasje dhe këtë vëmendje. Shumë faleminderit! – u shpreh drejtuesja e shkollës.

“Dje që kontrolluam sistemin janë rreth 60-70 nxënës që kanë kaluar nga gjimnazet në arsim profesional. Në total interesimet kanë arritur në 300, si shprehje interesi. Tani po punojmë që të kthehen në aplikime në sistemin dixhital, pra çdo nxënës ka mundësinë që të transferohet nga gjimnazi deri në fund të dhjetorit përmes aplikimit në e-albania. Është shumë e thjeshtë mund të transferohen dhe të vazhdojnë mësimin dhe të marrin një kualifikim profesional.” – shpjeguan mësuesit.

Në bisedën me mësuesit, Kryeministri Rama theksoi se shkollat profesionale mund t’i zgjedhin të gjithë nxënësit, pavarësisht rezultateve të tyre.

“Shkollat profesionale, nuk janë shkolla vetëm për ata që  janë me nota të ulëta në 9-vjeçare dhe në gjimnaz, - shkollat profesionale janë dhe për ata që janë të shkëlqyer, që shkojnë dhe marrin mësime informatike apo të ndryshme, - por sidomos për ata është mundësia e një zanati. Ndryshe do harxhojnë kohën, do harxhojnë të ardhurat e familjes dhe në fund do ngelen si peshku pa ujë pa asgjë. Ndërkohë që marrin një zanat, e kanë një çelës në xhep.” – u shpreh Kryeministri Rama.

Shkolla “Nazmi Rushiti” ka bashkëpunim të suksesshëm me komunitetin e biznesit në rajon, ku realizohen praktikat profesionale si për nxënësit edhe për mësuesit. Një pjesë e nxënësve të saj punësohen, jo vetëm pas përfundimit të shkollës, por edhe gjatë viteve të shkollimit.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë