Abetare e përbashkët Shqipëri-Kosovë, nënshkruhet sot marrëveshja në Prishtinë

Duke filluar nga viti i ardhshëm shkollor, fëmijët në Shqipëri dhe ata në Kosovë do të mësojnë tashmë nga e njëjta abetare. Në Prishtinë, u nënshkrua sot marrëveshja mes Ministrisë sonë të Arsimit dhe asaj në Kosovë për abetaren e përbashkët të unifikuar. Minisrja Evis Kushi tha në fjalën e saj se nënshkrimi i kësaj marrëveshje është një ngjarje e rëndësishme për të gjithë.

Ministrja përmendi po ashtu edhe të tjera marrëveshje të arritur me Kosovën po në fushën e arsimit.

"Për ne shqiptarët e Shqipërisë është gjithmonë kënaqësi të jemi këtu në Kosovë. Por sidomos unë sot, në këtë pozicion të ri që tashmë mbaj prej një viti, e kam pritur me padurim një vizitë zyrtare këtu në Prishtinë dhe pikërisht në Ministrinë e Arsimit të Kosovës, për të konfirmuar edhe një herë bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi në fushën e arsimit tashmë të konkretizuar në shumë projekte dhe në shumë arritje  të përbashkëta. Por nuk e kisha menduar që kjo vizitë e imja e parë këtu do të përkonte me një ngjarje kaq të rëndësishme, me një moment kaq emocionues dhe kaq krenar për të gjithë, siç është nënshkrimi për marrëveshjen për abetaren e përbashkët unike për të dyja vendet tona. Nuk ka kaluar as një muaj nga mbledhja e përbashkët e dy qeverive në Shqipëri, në Elbasan, ku kryeministri Edi Rama hodhi idenë për një abetare të përbashkët unike dhe bëri ftesën zyrtare qeverisë së Kosovës, ftesë e cila u pranua menjëherë. Ja ku jemi sot këtu, në një kohë rekord. Pikërisht për të nënshkruar këtë marrëveshje. Nuk është hera e parë që ne punojmë me kaq shumë dashuri për projekte të përbashkëta. Edhe në mbledhje e përbashkët të qeverive në Elbasan ne nënshkruam një marrëveshje që ishte shumë e nevojshme tashmë prej vitesh për lehtësimin e procedurave dhe shkurtimin e afateve për njohjen e diplomave, kualifikimeve dhe gradave shkencore të të rinjve shqiptarë, të studentëve apo studiuesve nga të dyja vendet tona.  Po në nëntor ne promovuam së bashku një punë disa mujore për librin e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare për diasporën që gjithashtu do të shërbejë si një bazë dhe përvojë ekzistuese në mënyrë që dhe abetarja e re që do të nënshkruajmë të jetë një abetare cilësore dhe me standarde.  Unë i vlerësoj të gjitha eksperiencat e mëparshme edhe për abetaret ekzistuese por në kushtet e reja në të cilat ndodhemi jemi të bindur që një abetare e re unike është mëse e nevojshme. Jemi në një kontakt të ri social, kulturor. Kemi një kurrikul të re të bazuar në kompetenca, kemi gjithashtu zhvillime të metodave të mësimdhënie, kemi zhvillime të teknologjisë dhe revolucionit digjital. Të gjitha janë argumente dhe arsye që na çojnë drejt hartimit të një abetareje të re të përbashkët shumë herë më të mirë se të gjitha abetaret ekzistuese të deritanishme.  Është përgjegjësi e jona e përbashkët që të garantojmë një konkurs të hapur transparent, të barabartë që vogëlushët shqiptarë vitin e ardhshëm 2022-2023 si dhuratë edhe për 110 vjetorin e pavarësisë të kenë abetaren unike të përbashkët. Nuk ka më mirë se sa një komb, një gjuhë, një abetare", tha ajo.

Dakordësia për të patur një abetare të unifikuar u arrit në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës që u mbajt në Elbasan më 26 nëntor.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë