Rama institucioneve të pavaruara:
Do rrisim ndëshkimet

Rama institucioneve të pavaruara:<br />Do rrisim ndëshkimet
TIRANE- Kryeministri Edi Rama në kuadër të bashkëpunimit me institucionet e pavaruar në vend, takoi dje krerët e këtyre institucioneve, ku në këtë takim morën pjesë Kryeprokurori Adriatik Llalla, Kreu i SHISH-it Visho Ajazi, Kryetarja e KQZ-së Lefterie Lleshi, Nënkryetari i KLD-së Elvis Cefa,si dhe kryeinspektorja e ILDKP Xhuka. Kanë munguar kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori dhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Në këtë takim u diskutua mbi forcimin e urave të bashkëpunimit mes institucioneve ligjzbatuese dhe Koordinatorit Kombëtar kundër Korrupsionit.

Gjatë fjalës së tij Kryeministri theksoi rëndësinë e pasjes së një bashkëpunimi sa më efikas për të garantuar një proces të konsoliduar të shkëmbimit të informacionit dhe për të rritur forcën ndëshkuese në lidhje me rastet e korrupsionit dhe ndëshkimin e zyrtarëve të çfarëdo niveli. Për më tepër,Qeveria së bashku me institucionet e pavarura duhet të ndërmarrin veprime në unison për të adresuar probleme kyçe të axhendës evropiane me qëllim anëtarësimin e afërt në BE. “Ka vend për bashkëpunim të ngushtë të të gjithë aktorëve, por gjithsecili duke mbajtur pozicionin e tij të pavarur e kushtetues”, u shpreh Koordinatori Kombëtar kundër Korrupsionit, Çuçi.

Gjithashtu ai përmendi nevojën për strukturimin sa më të mirë të marrëdhënies midis Koordinatorit Kombëtar kundër Korrupsionit dhe institucioneve të pavarura në mënyrë që të rritet efikasiteti i luftës kundër korrupsionit. Nga të gjithë krerët e institucioneve të pavarura u shpreh mbështetja e plotë në punën dhe objektivat e Qeverisë dhe të Koordinatorit Kombëtar kundër Korrupsionit.

U ra dakord mbi ngritjen e bashkëpunimit në nivelin e duhur,si dhe ndërmarrjen e një serie veprimesh konkrete dhe për të parandaluar dhe luftuar korrupsionin në Shqipëri. Nga ana e tij,Koordinatori Kundër Korrupsionit, Bledi Çuçi është shprehur se të gjithë aktorët e institucioneve të pavarura në vend duhet të mbajnë pozicionin kushtetues, ndërsa i ftoi ata të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin. Nga të gjithë krerët e institucioneve të pavarura u shpreh mbështetja e plotë në punën dhe objektivat e Qeverisë dhe të Koordinatorit Kombëtar kundër Korrupsionit.

Shkrimi u publikua sot (12.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Sudja e plakur ulërin nga maja e pallatit e sudja e re vjen vërdallë' Rama sulmon Berishën e Topallin: Për këta Shqipëria s'do kishte kurrë reformën në drejtësi

'Sudja e plakur ulërin nga maja e pallatit e sudja e re vjen vërdallë' Rama sulmon Berishën e Topallin: Për këta Shqipëria s'do kishte kurrë reformën në drejtësi