Rama nderohet në Itali me 'Urdhri i Minervës': Po marr diçka që i përket Shqipërisë! Rusia ndikim në rajon! Serbinë e kthejmë nga vetja

Rama nderohet në Itali me 'Urdhri i Minervës': Po marr diçka që i përket Shqipërisë! Rusia ndikim në rajon! Serbinë e kthejmë nga vetja

Kryeministri Edi Rama në Itali

ITALI- Për kryeministrin Edi Rama, ndikimi rus në Ballkanin Perëndimor vijon të ndihet, veçanërisht në Serbi. Mirëpo, shefi i qeverisë shqiptare thotë se deri më tani përpjekjet për ta mbajtur Beogradin në anën pro-perëndimore të shteteve të Ballkanit po funksionon.

 “Në Serbi e Bosnjë Hercegovina ndikimi rus është mjaft I fortë dhe ka një zemërim ndaj NATO-s, Perëndimit dhe ndaj Europës. Kjo është cënueshmëri dhe për këtë duhet të punojmë siç po bëjmë çdo ditë për të mbajtur Serbinë dhe kombin serb nga ana jonë. Deri tani po funksionon dhe unë jam besimplotë që do të vazhdojë të funksionojë”, tha Rama.

Ndalur te lufta në Ukrainë, e cila pak ditë më parë, shënoi 1-vjetorin e agresionit rus, Rama thotë se zgjidhja e konfliktit duhet të vijë sipas propozimeve të perëndimit.

 “Do ishte ideale të kishim paqe pa përdorimin e armëve, por nuk e shoh të mundur këtë, të kthesh faqen tjetër është një ide shumë e mirë por jo kur bëhet fjalë për një pushtues. Unë nuk e shoh zgjidhje tjetër veç zgjidhjes që kanë përcaktuar të gjitha vendet perëndimore pasi kanë reflektuar mjaftueshëm rreth kësaj, pra të rezistosh për të imponuar deri në fund një zgjidhje të negociuar”, u shpreh kreu i qeverisë.

Këto deklarata kryeministri Rama i bëri nga Italia ku ndodhet me ftesë të universitetit Gabriele d’Annunzio të Chieti-t, ku edhe u nderua me titullin “Urdhri i Minervës”. Para mediave vendase, ai nënvizoi përpjekjet për të integruar programet e universiteteve shqiptare me ato evropiane.

Komunikim i Kryeministrit Edi Rama me median italiane

Për median italiane në aeroport, në momentin e mbërritjes për të marrë pjesë në nisjen e vitit akademik me ftesë të universitetit famëmadh, Gabriele d’Annunzio të Chieti-t dhe marrë nderimin prestigjoz “Urdhri i Minervës”.

* * 

-Mirë, ndërkohë, dua të falënderoj Kryeministrin Edi Rama, me të cilin kemi pasur rastin të takohemi edhe disa herë të tjera në Shqipëri. Ne kemi një bashkëpunim të gjatë me universitetet shqiptare dhe me rektorin Arben Gjata. E ndjeva të ftoja një person të veçantë si Kryeministrin Rama, i cili ka qenë gjithmonë pranë vendit tonë dhe dua ta falënderoj që na vizitoi dhe të marrë këtëfalenderim të veçantë  për atë që bëri për të ndihmuar Italinë në një moment të vështirë. Faleminderit! Çfarë do të thotë të marrësh këtë titull nderi, “Urdhrin e Minervës”?

Kryeministri Edi Rama: Do të përpiqem ta them kur do të kem rastin dhe nderin të flas në sallën e ceremonies, por mund të them se kur mora këtë mesazh, këtë ftesë, mendova se ishte vetëm për të marrë pjesë në ceremoninë e vitit akademik. Pastaj, kur kuptova se ishte më shumë dhe se isha, le të themi i zgjedhur, nga ky universitet me reputacion të madh për të qenë krah për krah me personalitete shumë të rëndësishme që kishin marrë më parë këtë titull nderi, u ndjeva pak në siklet sepse unë them gjithmonë jam i vetmi në qeverinë time që nuk kam një titull akademik, të gjithë e kanë.

“Urdhri i Minervës” është ndër titujt më të lartë të botës së akademikëve.

 Më pas bëra një reflektim mbase e kuptova se për çfarë bëhet fjalë, por në fund është e qartë se unë marr diçka që i përket Shqipërisë, popullit shqiptar dhe të gjithë atyre që na kanë bërë ne, brezin tonë, këta që jemi kur bëhet fjalë për mikpritjen dhe përmbushjen e detyrimeve. Ndaj Italisë kemi një detyrim për të nderuar, të cilin një jetë nuk mjafton për ta nderuar plotësisht. 

-Rektori foli për bashkëpunim?

Rama: Është një bashkëpunim që është intensifikuar kohët e fundit, sepse ne po përpiqemi që të mund të integrojmë universitetet tona sa më shumë në Shqipëri, programet tona me universitetet dhe programet evropiane dhe italiane kryesisht, sepse Italia është e veçantë për ne dhe vjen natyrshëm. Dhe për këtë është, nuk e kam kuptuar kurrë  nëse duhet të thuash ai ministër apo ajo ministre, di që gruaja që qeveris Italinë është presidentja e Këshillit të Ministrave.

Ministri i Arsimit, që është një “ajo”, ministri i Shëndetësisë, që është një “ajo”, janë këtu pikërisht për këtë, jo vetëm për të marrë pjesë në këtë ceremoni, por edhe për të vazhduar të nxisin drejtimin që kemi identifikuar, për më shumë bashkëpunim është le të themi shkëmbim me universitetet italiane dhe universiteti i këtushëm është një nga ekselencat.

-Për ju është si një rikthim në shtëpi Çfarë efekti ka për ju kur vini në Itali?

Kryeministri Edi Rama: Për mua Italia është gjithmonë një rikthim në të ardhmen, sepse Italia është ajo që unë imagjinoj për të ardhmen e Shqipërisë, jo Gjermania, jo Franca, edhe pse janë shumë të bukura, të mëdha, por unë preferoj zgjuarsinë dhe shkujdesjen italiane. Gjithashtu sepse ne nuk mund të bëjmë si gjermanët edhe nëse duam. Faleminderit!

* * *

Mirëserdhët në Abruzzo, Ju në Pescara, në qarkun tonë ndiheni si në shtëpi.

Kryeministri Edi Rama: Nuk do ta ekzagjeroja, por po, kam ardhur dhe më përpara dhe më pëlqen shumë.

-Shqipëria, për mendimin tim, ka një rol kyç në kujtesë, sidomos në këtë moment historik. Për emigrantët veanërisht, edhe për këta të fundit, për fat të keq me humbje jete të shumta në numër, edhe sepse po përjetojmë momente lufte. Ne i kemi mirëpritur, ne jemi miqtë tuaj dhe ju jeni miqtë tanë. Çfarë mund të bëhet për të punuar së bashku për paqen.

Kryeministri Edi Rama: Është një përpjekje e madhe që po bëjnë të gjithë si ata që po dërgojnë armë në Ukrainë, ashtu dhe ata që janë kundër dërgimit të armëve. Të gjithë duan paqen dhe nuk është e thjeshtë pasi ndodhemi në një gjendje tejet të veçantë, do të thoja një agresion ushtarak në Evropë duke vënë diskutim, në mënyrë brutale, do të thoja, sovranitetin dhe integritetin territorial të një vendi evropian. Sigurisht që do të ishte ideale të kishim një paqe pa përdorimin e armëve, por nuk e shoh të mundur këtë, të kthesh faqen tjetër është një ide shumë e mire, por jo atëherë kur bëhet fjalë për një pushtues.

Historia nuk na servir asnjë rast në të cilin duke i drejtuar faqen tjetër një pushtuesi është arritur paqja dhe pushtuesi është kthyer në shtëpinë e tij.

Duhet të përpiqemi të ekuilibrojmë të dy gjërat, është shumë më e thjeshtë të thuhet se sa të veprohet por duhet domosdoshmërisht të punojmë çdo ditë për të krijuar një spirale të mundshme negociatash ndërsa luftimet vazhdojnë pasi nëse Ukraina nuk do të jetë në gjendje të thotë fjalën e saj atëhere çdo gjë do të kishte përfunduar tashmë që më siguri nuk do të ishte paqja, por pushtimi ushtarak i një vendi evropian. E papranueshme.  Por nga ana tjetër duhet të përpiqemi gjithmonë. Ka të tjerë shumë më të zgjuar se unë për të dhënë një zgjidhje. Unë momentalisht nuk shoh zgjidhje tjetër veç zgjidhjes që kanë përcaktuar të gjitha vendet perëndimore, pasi kanë reflektuar mjaftueshëm rreth kësaj, pra, të rezistosh deri në fund për të imponuar në fund një zgjidhje të negociuar.

-Keni frikë për territorin tuaj?

Kryeministri Edi Rama: Nuk do të thoja, ne jemi anëtarë të NATO-s, gjendemi krejtësisht në kushte të tjera, me siguri rajoni ynë është një rajon vulnerabël, një rajon i përbërë prej 6 Vendesh, flas këtu për Ballkanin Perëndimor, 3 prej të cilëve janë anëtarë të NATO-s, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, një është qartësisht krah NATO-s në të cilin ndodhet edhe një bazë e NATO-s, pra Kosova,  “Kosovo” siç i thoni ju, por thuhet Kosova dhe pastaj kemi Serbinë dhe Bosnjë Hercegovinën ku ka një republikë Srpska ku ndikimi rus është shumë i fortë  dhe ku ka një zemërim i madh ndaj NATO-s, ndaj Perëndimit, ndaj Shteteve të Bashkuara dhe ndaj Evropës në përgjithësi, pra këmi të bëjmë me një situatë vulnerabël ndaj dhe po punojmë çdo ditë për të mbajtur Serbinë dhe kombin serb nga ana jonë. Deri tani po funksionon dhe unë jam besimplotë se do të vazhdojë të funksionojë.

-Zoti Kryeministër, Abruzzo dhe Shqipëria po afrohen gjithmonë e më shumë, këtë e konfirmon dhe lajmi i sotëm se do të ketë një fluturim direkt nga Pescara drejt Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama: Po, patjetër, sa më shumë fluturime të ketë aq më shumë njjerëz mund të lëvizin. Tashmë është bërë mëse e zakonshme që shumë qytetarë udhëtojnë nga Italia drejt Shqipërisë dhe anasjelltas, nga Shqipëria drejt Italisë. Janë të shumtë shtetasit italianë që vijnë në Shqipëri. Si italianët dhe shqiptarët ankohen se nuk ia dalin dot por kur bëhet fjalë për udhëtime, e gjejnë mënyrën.

-Dita e sotme është për ju një ditë e veçantë pasi do të merrni Urdhrin Minerva nga Universiteti Gabriele d'Annunzio.

Kryeministri Edi Rama: Unë jam ai që do e marrë këtë Urdhër, por sigurisht, duke lënë mënjanë modestinë pasi modestia nuk është një nga pikat e mia më të forta, unë bëra vetëm diçka duke përfaqësuar një vend të tërë dhe ky Vend kështu është, ndoshta nuk është i pasur, ndoshta nuk është aty ku duhet të jetë apo ku do të jetë, nga të gjitha këndvështrimet. E kam fjalën këtu për faktin se është një vend që duhet të integrohet në Evropë. Por është një Vend që nuk do të harrojë kurrë atë çka Italia ka bërë për shqiptarët dhe do të jetë krah Italisë, pranë saj, pasi është diçka që vjen natyrshëm.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edi: 01/03/2023 09:09

    Po a nuk eshte Italia vendi qe ne na beri me "28000"deshmore,vendi per te cilin ne besonim se do na pushtojne dhe sterviteshim ne zbor me pushke dhe me arkat e municioneve te mbushura me tulla duke i mbajtur mbi shpatulla per tu mbrojtur ?!

    Përgjigju
  • Arbërori: 28/02/2023 21:33

    Mjerim o mjerim, dekorim me parat e taksapaguesve Shqiptarë ….

    Përgjigju
    • Drejtesia popullore: 01/03/2023 08:38

      Idiot

  • Linda: 28/02/2023 21:17

    Nderi dhe respekti qe na dedikon shteti Italian si komb eshte per tu adhuruar dhe sa me shume mareveshje e ne te ardhmen.

    Përgjigju
  • grei: 28/02/2023 20:14

    tani vetem katunar takon ky, vetrm ata i kam ngel, nuk e shef me njeri me sy ket idiot

    Përgjigju
  • Soni: 28/02/2023 19:33

    Sa mire qe beni takime te tilla

    Përgjigju
  • Olsi: 28/02/2023 19:30

    Beni shume mire qe perpiqeni te integroni programet e huaja ne universitet tona se kane per te sjell shume zhvillim

    Përgjigju
  • Dori: 28/02/2023 19:28

    Urojme te ndodhe ndonje marreveshje mes universiteteve

    Përgjigju
  • Notknow: 28/02/2023 19:28

    shqiperia gjithmone ka pasur bashkepunime me italine dhe keto vetem i kane sjelle te mira vendit tone.Ke se cfare meson nga italia

    Përgjigju
  • Goni: 28/02/2023 19:28

    Me vjen shume mire qe shqiperia eshte kaq e lidhur me italin, se vetem perfitime kemi nga kjo gje

    Përgjigju
  • Jeta: 28/02/2023 19:27

    Sa me shume marreveshje te tilla aq me shume vendi yne po merr zhvillim e jo vetem ne sektorin e arsimit por ne sektore te mdryshme

    Përgjigju
  • Lea: 28/02/2023 19:26

    Nje bashkepunim shume i mire me Italine per universitetet,keshtu arsimi zhvillohet edhe me shume

    Përgjigju
  • Ani: 28/02/2023 19:25

    Nje hap mjaft i madh per vendit tone i cili do te ndikoj mjaft ne shkollimin e te rinjve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut