Kryeministri Rama priti sot në një takim Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Japonisë, Bunmei Ibuki, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në vendin tonë së bashku me delegacionin parlamentar që e shoqëron.
Kreu i Qeverisë shqiptare vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë mes Shqipërisë dhe Japonisë dhe shprehu angazhimin e qeverisë shqiptare që bashkëpunimi mes dy vendeve të njohë dimensione të reja në të ardhmen.
Nga ana e tij, Kryeparlamentari japonez vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria në fusha të rëndësishme dhe arritjet në konsolidimin e demokracisë e forcimin e shtetit ligjor. Zoti Ibuki u shpreh se kjo vizitë dhe takimet e përbashkëta do të shërbejnë për identifikimin dhe zhvillimin e hapësirave të reja bashkëpunuese në sektorë të ndryshëm. Ai theksoi se Japonia është e gatshme të mbështesë përmes projekteve të përbashkëta në fusha me interes për të dy vendet./m.m/