Rama: Investime 1 mld $ në 3 vjet
ja projektet nga Rruga e Arbrit

Rama: Investime 1 mld $ në 3 vjet<br />ja projektet nga Rruga e Arbrit
Kryeministri Edi Rama deklaroi se me programin "1 miliard dollarë" do të investohet në infrastrukturën rrugore, shëndetësi, arsim dhe në disa fusha të tjera në tre vite, ndërsa buxheti i shtetit nuk preket dhe nuk do të ketë asnjë kosto për qytetarët.

Pjesë e projektit janë disa vepra të rëndësishme të infrastrukturës rrugore, mes tyre edhe Rruga e Arbrit.
 
"Programi, në dialog me bankat dhe sipërmarrjen. Ka një listë projektesh. Një pjesë i disponojmë, një pjesë duhen hartuar nga të interesuarit.
 
Synojmë që të adresojmë disa probleme të rëndësishme të infrastrukturës rrugore nacionale dhe nevojën për të përmirësuar edhe zonat turistike.
 
Projektet janë disa, nga rruga që lidh pjesën urbane të veriut me Thethin deri poshtë në Vlorë, Gjirokastër dhe Berat.
 
Rruga e Arbrit, projekti i parë që do të nisë. Synojmë që të financojmë përmirësimin e infrastrukturës me zhvillim intensiv bujqësor
" tha ai gjatë diskutimit te 'Hotel Sheraton'.
 
Më pas kryeministri u ndal edhe te disa nga projektet në arsim dhe shëndetësi.
 
"Do të financojmë edhe një numër të madh shkollash me projektin, afro 150 dhe 6 për arsimin profesional.
 
Infrastruktura shëndetësore ka prioritet ndërtimin e një spital në Fier dhe 10 qendra ekselence
" deklaroi ai.


 
Rama kishte edhe një përgjigje për akuzat e opozitës për Partneritetin Publik Privat, të njohura ndryshe si PPP.
 
"Në tremujorin e parë të 2016 në Europë jo vetë është rritur numri i vendeve që mbështeten në PPP, por janë firmosur kontrata me vlerë mbi 8 mld Euro.
 
Vetëm në Gjermani janë në ekzekutim mbi 100 kontrata PPP. Tre autostrada në Gjermani, Francë dhe Sllovaki dhe një bazë ushtarake në Britani janë projektet e miratuara së fundmi"
.
 
Kryeministri kritikoi koncesionin e qeverisë Berisha për kontrollin e makinave duke e cilësuar si turp, pasi ka zero shërbim për qytetarët, por edhe menaxhimin e portit të Durrësit dhe 161 kontratat me HEC-et.

Ndërsa ministri i Financave, Arben Ahmetaj u shpreh se kostot e përgatitjes përballohen nga sipërmarrja.
 
Ai tha se ka shumë avantazhe, pasi nuk preket borxhi publik të shtetit.

Gjithashtu theksoi se është parashikuar edhe arbitrazh ndërkombëtar në rast mos marrëveshjeve me kompanitë.
 
Sipas tij, kthesa ekonomike e Shqipërisë sot e lejon qeverinë të kalojë në këtë fazë të mbështetjes për sipërmarrjen në 3 vitet që vijnë.

Edhe përfaqësuesit e bankave shprehën dakordësinë e tyre me nisëm e qeverisë shqiptare.

VIDEO/Kryeministri Rama, programi per koordinimin me bankat e sipermarrjen
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS