Integrimi në BE/ Rama 'thumba' Sorecës: Vetëm në Napoli s’ka burokraci, mund të bëhemi dhe ne si ta dhe Brukseli të vazhdojë punën e vet

KRUJË- Në krah të ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca, kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer "thumbat" lidhur me rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kreu i qeverisë u shpreh se kjo rrugë po mbetet "peng" i  burokracive, megjithatë theksoi se vendi është i palëkundur në qëndrimin e tyre që e ardhmja e Shqipërisë është integrimi në BE.

“Ajo që ne bëjmë faktikisht kur na takon të dalim sëbashku, për të komunikuar në momente si ky, është vetëm një pjesë shumë e vogël e gjithë asaj pune që bëhet për t’i sjellë gjërat deri këtu, sepse lufta me burokracinë, lufta me afatet, lufta me të gjitha sfidat që kanë projekte ku kërkohet harmonizimi i shumë forcave, është një luftë e përditshme, kudo qoftë, pa dallim, në Tiranë, në Bruksel, kudo. Vetëm në Napoli nuk ka burokraci, por për momentin ne kemi zgjedhur që të bëhemi pjesë e Bashkimit Europian sipas Brukselit. Mund të vijë dita që ta ndajmë dhe ne mendjen, të themi po bëhemi si Napoli e pastaj Brukseli le të vazhdojë me burokracitë e veta", tha Rama. 

Rama foli nga Kruja, ku u prezantua projekti i Muzeut Etnografik si edhe grantit të BE për banorët dhe Bonusit të Rijetëzimit të shtëpive të vjetra, në funksion të ekonomisë familjare e turizmit.  Nisma vjen si një  element për të rigjallëruar qytezat historike, duke i ardhur në ndihmë banorëve të zonave historike, të ansambleve, të zonave arkeologjike, përmes granteve për kthimin e banesës së vjetër tradicionale në një vatër ekonomike.

"Me Bashkimin Europian kemi hartuar një program për trashëgiminë kulturore  ajo që vlen të nënvizohet se këto burime plotësohen dhe harmonizohen edhe falë një ndërhyrje të re të Qeverisë përmes Ministrisë së Kulturës. Me ata që kanë trashëguar banesa me vlera kulturore ne do të bashkëpunojmë dhe ata do të fitojnë grante për të transformuar banesat e dëmtuara. Do të krijojë punësim dhe ekonomi për familjet dhe do të krijojë vlerë të shtuar për turizmin dhe ekonominë e zonës.

Tërmeti tronditi edhe trashëgiminë kulturore por solli edhe projekte të reja. Edhe Kalaja e Krujës me këtë ndërhyrje dhe me këtë sinergji do të bëhet më e mirë, më e bukur dhe patjetër edhe më tërheqëse. Ka ende zona brenda kalasë që kanë nevojë për ndërhyrje, për harmonizim. Dua të falënderoj ambasadorin Soreca. Fjala ambasador është formalisht e duhura por të gjithë ata që e njohin e ndajnë mendimin është më shumë se sa një ambasador, është një prani shumë aktive dhe një ndërlidhës shumë i volitshëm mes nesh Komisionit Europian", përfundoi kreu i qeverisë.

Në përgjigje të Ramës, Soreca tha se Europa do t'i qëndrojë krah vendit tonë, ashtu si kurse ka bërë gjithmonë, teksa prezantoi edhe detaje nga projekti që do të financojnë BE.

“Ne kemi diskutuar se çfarë mund të bënte BE për të mbështetur rijetizimin e këtij vendi simbolik dhe historik për Shqipërinë. Për të qenë të gjithë dëshmitarë të fillimit të dy rezultateve të rëndësishme që do të shohim për të ardhmen e kjo me ndihmën e BE. Ne kemi çelur punimet për muzeun etnografik. Për ju që nuk e keni parë këtë muze, ju lutem e shikoni sepse është trashëgimi. Do e bëjmë këtë muzeun edhe më të bukur. Do të jetë një grant prej 500 mijë eurosh nga BE, ku do të restaurohen këtu edhe tavanet e mrekullueshme dhe të gjitha muralet në këtë institucion.

Me anë të programit BE për kulturën kam mundësi t’ju them se do të fillojmë çeljen e propozimeve për grante zhvillimore lokale, që janë grante me shifrën totale 350 mijë euro. Këto iniciativa kanë si qëllim ruajtjen e kulturës. Është thelbësore që të gjitha iniciativat e restaurimit bëhet duke përfshirë komunitetet e duhura. Kështu funksionon dhe duam të punojmë së bashku me ju. Me kërshëri presim rezultatet e para. Ne do të qëndrojmë pranë jush sepse Evropa është këtu”, ka thënë Soreca.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigrant ne Napoli: 08/02/2022 13:15

    O koqe kandari Napoli mund te kete probleme te tjera si varferi e papunesi por shteti si le pa buk Dhe njerezit nuk paguajn rushfet per te marr nje dekument Ne Napoli pasuria publike nuk ipet me koncesion sepse ti hedhin celsat e burgut ne det

    Përgjigju
    • Tuku: 08/02/2022 16:12

      Paske mbet pa buke o emigranto? Ketu ne Shqiperi nuk ka geto mjerimi siç ka ne Napoli. Dhe ketu nuk paguhet me rushfet per dokument se sherbimet dhe dokumentet i merr online. Nga uria te jane thare keto tru? Ose ia ke keput gjumit dhe ke ngel prapa te pakten per nja 3 vjet...

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille