Rama ironi me Kryemadhin: 'Fallxhorja' u thotë se do më ndodhë diçka e keqe, për dreq i dal prap përpara

Blerja e votës, ka qenë një tjetër temë në të cilën është ndalur kryeministri Rama, Me ironi dhe batuta, Rama drejtoi sërish gishtin nga LSI, sipas së cilit është partia që i ka blerë votat në zgjedhje.

"Keni fallxhoren deputete, e mishit nuk e keni më, do t’ju hapi filxhanin do t’ju thotë e keni një rrugë jashtë shtetit po nuk më votuat mu, le ta cojë dorën njëri se nuk e ka pas frikë se do i vinte fallxhorja e do i vidhte votën. Këtu ja ardh profesori bashkë me Lulin që ju thoshte mos ia shisni votat shpk, tani u bënë me fallxhoren bashkë, e keni parë, thotë e kam parë në filxhan, Edi Ramës do i ndodhë diçka e keq, infarkt, spital, është në Gjermani, këtu e atje, për dreq unë i dal prapë përpara, do i ndodhë në mars, maj, do vijë nëntori e dhjetori. A e kuptoni se ku ka shkuar muhabeti, ndërkohë që ca të bëjmë, ja ma thoni, ca të bëjmë t'u themi hajdeni prapë merrni ca të doni, pse këtë muhabet do bëjmë ne sa herë kemi zgjedhje”- tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama në Elbasan: Pijanecët bllokojnë rrugën, kush i tha Lulit që kështu merret pushteti?


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Erdogan të enjten në Tiranë, inaugurohet xhamia e Namazgjasë, drejtuesi imam turk! Presidenti takime dhe me Ramën e Begajn

Erdogan të enjten në Tiranë, inaugurohet xhamia e Namazgjasë, drejtuesi imam turk! Presidenti takime dhe me Ramën e Begajn