Rama ironi për çeljen e negociatave: Na ka ardhur në majë të hundës kjo botë me kufij dhe dyer të mbyllura

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në mbrëmjen falenderuese për delegacionet e mbi 150 vendeve të botës, të cilat e zhvilluan Kongresin Zgjedhor të Federatës Botërore të Peshëngritjes në Shqipëri.

Në fjalën e tij, nuk hezitoi të jepte falënderimet për presidentin Mohammed Hasan Jalood Alshammari dhe zv.presidentin Pirro Dhima ndërsa nuk kurseu sërish një koment për procesin e çeljes së negociatave në BE.

“Na ka ardhur në majë të hundës kjo botë me dyer të mbyllura, me kufij, me viza, certifikata. Këtu gjërat janë të thjeshta, miqtë janë perëndia. Kjo gjë nuk është aspak diçka thjesht poetike, por bazohet tek kushtetuta jonë e parë, kanuni i parë i shqiptarëve”, tha Rama.

Rama shtoi se e kanë të vështirë të mendojnë se është e lehtë për të ardhur në Shqipëri dhe kërkon që të gjithë të ulen me këmbë në tokë e të punojnë fort. Nuk la pa komentuar edhe talentet shqiptare për të cilët ndihet krenar.

“Ju thatë që jemi kërthiza e botës se është e lehtë për të ardhur këtu nga të gjitha anët e globit por është e rrezikshme për ne të mendojmë në këtë mënyrë. Duhet të jemi me këmbë në tokë dhe të punojmë fort. Peshëngritësit tanë janë vërtetë frymëzim sepse kanë patur mundësinë të tregonin se dhe nga një vend i vogël dalin talente me punë të madhe e duke punuar fort sepse kjo bën diferencën.

Do dëshiroj t’ju them që ne ndihemi vërtet të nderuar e krenarë që kemi mikpritur dhe është organizuar në Shqipëri ky kongres kaq i madhe i rëndësishëm por kjo nuk do të kishte ndodhur pa presidentin e federatës së peshëngritjes shqiptare”, tha Rama.

Më pas përmendi se si amerikanët morën medaljen e parë në sportin e peshëngritjes falë Pirro Dhimës, i cili shkëlqeu në Shqipëri dhe tani po ndihmon Amerikën.

“I nderuar president dhe i dashur vëlla Muhamed, ju përmendët Mehmet Pashën si themeluesin e Egjiptit të sotëm dhe folët fjalë të mira për Tiranën, por ju jeni Mehmet Pasha i federatës së peshëngritjes. Ne jemi takuar para disa kohësh kur nuk ishit as president, as pasha, por Tirana e Shqipëria ju solli fat juve por edhe zëvendës presidentit, mikut tonë Pirro Dhimës, i cili filloi udhëtimin e tij pikërisht këtu, në Shqipëri ku shkëlqeu si një yll i vërtetë dhe tani po ndihmon Amerikën të shkëlqejë.

Për herën e parë në histori, amerikanët morën medaljen e parë në sportin e peshëngritjes dhe e gjitha ka të bëjë me Tiranën. Jam shumë i nderuar që gjendem me ju dhe ju ofroj këtë vend të mrekullueshëm. Do ju them që është i vetëm pallat mbretëror ku nuk ka fjetur një mbret as një natë të vetme sepse kur u përfundua së ndërtuari pallati, mbretit iu desh të largohej. Kjo është një gjë e mirë për të gjithë sepse të gjithë të ftuarit mund të ndihen mbretër e mbretëresha dhe kjo është mikpritja jonë", tha Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:49
Batuta e Ramës: Nuk do të merrja dot medalje nëse nuk do të isha kryeministër! Pirro Dhima nuk mendoi se mund të isha talent në peshëngritje

 

Kryeministri Edi Rama ka marrë një medalje mirënjohje për kontributin në fushën e peshëngritjes. Për këtë nuk kurseu batutat ndërsa tha se do e mbajë me krenari.

“E di që nuk e meritoj këtë por e pranoj. Ka 2 mënyra për tu nderuar nga ju, njëra për të fituar medalje, tjetra për të qenë kryeministër. Duke qenë se nuk fitoj dot medalje, tepër vonë për këtë gjë se Pirro Dhima nuk mendoi se mund të isha talent në atë moshë kur mund të kisha ngritur pesha. Këtë dhuratë do ta mbaj me krenari, nder dhe shumë mirënjohje për presidentin dhe të gjithë ju”, tha Rama.

A.M./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjyli: 27/06/2022 11:19

    Po shiko shtepine tende dere e brenda se na jane çpuar xhepat ska ekonomi jemi me breke neper kembe.

    Përgjigju
  • top channel: 27/06/2022 09:15

    O edi rama O IDIOT,,,STAMBOLLI DIGJET TI KERKON TE KRIHESH,, ,,,EDHE 100 VJET NUK E FUT EUROPA SURRATIN TEND HAJDUT NE EU....PSE NUK E DI MACRONI,,DHE SCHOLCI CFARE PISI E CFARE HAJDUTI JE TI...

    Përgjigju
  • Redi: 27/06/2022 01:15

    E ka lene tamam Nano "vjen verdalle si Bert Camcakezi". Tipave te tille injorante u duket vetja dhe te zgjuar dhe arrogancen e shesin per vlere.

    Përgjigju
  • Prometheus: 26/06/2022 23:11

    Aman o Libohova se na e bere kete Europen si standartin e demokracise. Bukur foli Rama. Ne jemi popull i lashte me tradita. E kemi problemin te koka, mendojme se jemi me te medhenj se sa jemi realisht edhe pse ndoshta bota thelle thelle e di mire qe jemi nje popull i lashte dhe me rendesi. Por duhet te ndryshojme mentalitetin e te punojme per vendin tone. Asnje shtet i Europes nuk i permbushte standartet kur u futen ne BE. Kto jane pallavra. Kemi probleme boll por mos na e be sikur Franca e Italia e te tjere na qenkan etalon pastertie. Gjermanet shkaketuan nje lufte te tere ne Ukraine me pislliqet e makinacionet e tyre. I rrofte bari i paster e krasitur dhe rruget e bukura. Nga brenda vetes jane ERRESIRE ZIFT. Hajde me shume optimizem.

    Përgjigju
  • Sokol: 26/06/2022 23:11

    Ne asnjhere nuk jemi dorezuar per asnje arsye. Njejte do veprojme dhe ne rastin konkret. Keto sfida na bejne me te forte !

    Përgjigju
  • P. Libohova: 26/06/2022 22:29

    Ne Maj te hundes i ka ardh ketij popull me ju legena politikan , Europa seshte e marre te jape stausin me keta felliqsira qe drejtojn shtetin si ilir metaj , sali berisha e co

    Përgjigju
  • Sami: 26/06/2022 22:09

    E meritojm te hapen negociatat,uroj sa me shpejt te jete e mundur

    Përgjigju
  • Berti: 26/06/2022 22:06

    Le te hapen sa me shpejt negociatat se e meritojme

    Përgjigju
  • Arbërori: 26/06/2022 22:00

    Po kujt nuk i ke ardhur në majë të hundes o Edvin shkjau shqipfolës, nuk ka njeri që ka respekt për ty më perveq Putinit dhe Vucicit…!

    Përgjigju
  • tre: 26/06/2022 21:48

    na ke ardh ne maj te hundes o shoku, na je bo boz

    Përgjigju
  • enjon: 26/06/2022 21:26

    Normale qe na ka ardhur ne maje te hundes e gjithe kjo situate se perpiqu sa te dush edhe spo shofim gje pozitive nga be

    Përgjigju
  • Ana: 26/06/2022 21:23

    Me vjen mire qe i kushtoni rendesi dhe nje sporti te tille si peshengritja ku beni te tilla organizimesh dhe marrim nga persona kaq te rendesishem vleresime dhe falenderime.

    Përgjigju
  • Ela: 26/06/2022 21:21

    I keni bere nje pritje ashtu sic na ka hije ne shqiptareve dhe kjo vihet re qarte qs zoti Mehmet e ka vleresuar shume respektin qe i eshte treguar.

    Përgjigju
  • Alma: 26/06/2022 21:18

    Eshte nje nder i madh per ne qe po degjohemi ne bote per te tilla gjera sporti po zhvillohet pamase gjithashtu per tu vleresuar dhe mirekuptimi dhe dashamiresia e zotit rama me presidentin

    Përgjigju
  • Albert: 26/06/2022 21:18

    Vallaj me mir ska fol ndonj her se sikur po tallen me ne. Vendos kushte plotsoji ne prap JO. Mir beri Rama qe ja plasi ne surrat realitetin

    Përgjigju
  • Andri: 26/06/2022 21:14

    Bravo komandant mos u shqeteso ca thot mileti do e shikojme si do na hapet rruga per ne BE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet klimatike, ekspertja në 'Studio Live': Shqipëria preket më shumë se çdo vend i Europës

Ndryshimet klimatike, ekspertja në 'Studio Live': Shqipëria preket më shumë se çdo vend i Europës