Rama ironi për situatën në Ballkan: Kafja turke, lashtësia greke dhe gjuha e përbashkët! Përdorni çmendurinë tonë për t'u marrë me të tjerët

 

Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer batutat dhe ironitë në Forumin Europian Wachau për temën “Ruajtja e së ardhmes së Europës dhe zgjerimi i BE”. Në fjalën e tij, Rama komentoi gjuhën e përbashkët mes Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi duke treguar bisedën me tyre.

Ndër të tjera nuk kursen batutat për lashtësinë greke, si dhe kafen turke për të cilën thotë se është aq e fortë sa më mirë të mos provohet. Në përfundim, thekson se shqiptarët janë besnik dhe të çmendur, ndërsa kjo e fundit duhet përdorur për tu marrë me të tjerët.

"Për ta mbyllur me një atmosferë më të gëzueshme, është për të qeshur se si gjendem me këta njerëz të Bllkanit Perëndimor, ata e njohin gjuhën që flasin me njëri-tjetrin, që unë nuk e njoh. Madje edhe shqiptarët nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi flasin këtë gjuhë dhe jam i vetmi që nuk e kuptoj. Më pas i them a mund të mos e flisni këtë gjuhë të çuditshme dhe të flasim anglisht. Më pas duhet të dëgjoj të thonë se shqipja është edhe më e çuditshme. Po, ndoshta. Por duke qenë gjuhë më vete, nuk kemi ndokënd që të na thotë, është gjuha ime e të fillojë një debat se kush është kush.

Ata e kanë këtë problem se flasin të njëjtën gjuhë dhe zihen se e kujt është gjuha. Në Ballkan, ne kemi gjithnjë në mendje se jemi më të vjetrit, ne shqiptarët mendojmë se jemi më të vjetrit, ata që erdhën pas majmunëve në evolucionin e Darvinit, por po të pyesësh serbët, nuk të lënë hapësirë, lëre më grekët që mund të pretendojnë se majmunët erdhën pas tyre.

Le të shkojmë te turqit. Ata mund të nisin zënkë të madhe për kafen nëse është turke apo greke, një kafe e fortë që më mirë të mos e provoni. Maqedonët me bullgarët, e njëjta gjë. Kështu që kini durim me ne dhe mos harroni, pavarësisht problemeve tona që duhet t'i theksoj, jemi të gjithë viktima të historisë sonë, por jemi njerëz të mirë, njerëz besnik dhe të çmendur, kështu që më mirë të na keni me ju dhe kur na keni me vete, merrni më të mirën nga ne. Mënyrën tonë të të qenit të mirë dhe mund ta përdorni cmendurinë tonë për tu marrë me të tjerët", tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama nga Austria: BE e pafuqishme përballë pengmarrjes së zgjerimit! Vetoja e Bullgarisë, pasojë e një deformimi të madh në procesin e integrimit (VIDEO)


/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë