Rama ironizoi kandidatin e PD në Lushnjë, i përgjigjet Gaz Bardhi: E ktheve bashkinë në skenë krimi dhe as nuk kërkove ndjesë

Rama ironizoi kandidatin e PD në Lushnjë, i përgjigjet Gaz Bardhi: E ktheve bashkinë në skenë krimi dhe as nuk kërkove ndjesë

Partia Demokratike i është përgjigjur Edi Ramës, i cili ironizoi nga Lushnja kandidatin e saj se nuk është e ardhmja, por vijimësi  e 'bravës dhe bishtit të varesë'. Sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi shkruan se Rama nuk kërkoi ndjesë për shndërrimin e Bashkisë së Lushnjës që sipas tij e ka kthyer në skenë krimi, teksa i referohet arrestimit të Fatos Tushes.

Duke përdorur të njëjtin krahasim si Rama, Bardhi tha se Eriselda Sefa nuk është alternativë për Lushnjën, por vazhdim i të njëjtit grup.

"Edi Rama ishte sot në Lushnje, por nuk kërkoi ndjese për shndërrimin e Bashkisë në skenë krimi. Ai nuk u distancua nga korrupsioni dhe vjedhja në Bashkinë Lushnjë dhe u paraqiti sot qytetarëve të Lushnjes të njëjtën alternativë, anëtaren e të njëjtit ekip, që prej 15 vitesh mban peng Bashkinë e Lushnjes. Lushnja ka zgjedhje të parakohshme në 6 Mars për shkak se Edi Rama abuzoi me besimin e lushnjarëve dhe se i gjithë zinxhiri drejtues i Bashkisë dhe Partisë Socialiste Dega Lushnje është sot në burg. Eriselda Sefa, kandidatja e Edi Ramës në Lushnje, është vetë e kallëzuar në SPAK për abuzime me detyrën dhe besimin e qytetarëve. Në vend që të vijë vërdallë në Lushnjë dhe të tregojë barcaleta, Edi Rama dhe kandidatja e tij në Lushnjë duhet t’u kërkonte ndjesë qytetarëve lushnjarë për vjedhjen dhe korrupsionin prej 15 vitesh në Bashkinë Lushnje.  Ndjesa e munguar për lushnjarët është shenjë e qartë e arrogancës, mosmirënjohjes dhe sjelljes si pushtues me bashkëqytetarët e tyre. Lushnjarët nuk janë pronë e askujt, ndërsa Lushnja është pronë e qytetarëve të saj. Qytetarët e Lushnjës në 6 Mars kanë shansin të heqin shiritin skenë krimi nga Bashkia Lushnjë dhe t’u kthejnë bashkinë qytetarëve. Eriselda Sefa nuk është alternativë e re për qytetarët. Ajo është vazhdim i të njëjtit grupim, që kërkon ta mbajë Bashkinë Lushnjë skenë krimi edhe për më gjatë", shkruan Bardhi.

Kryeministri Edi Rama ironizoi sot para të rinjve në Lushnje se kandidatët e PD dhe të "Shtëpisë së Lirisë" se njëri është i bravës dhe tjetri i bishtit të varesë. Rama tha se Basha e Berisha janë gati të shkatërrojnë gjithçka për interesat e tyre personale.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • pirro: 02/03/2022 18:41

    Cfar thote ky BQja i Lul Braves, ky eshte i shoqates LGBT sepse keshu u be PD nga Sali NON GRATA dhe Lul BRAVA..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit