Rama ironizon çadrën e PD:
Ata nuk dinë të bëjnë asgjë

Rama ironizon çadrën e PD:<br />Ata nuk dinë të bëjnë asgjë
Kryeministri Edi Rama qenë i pranishëm ditën e sotme në nënshkrimin e paktit kombëtar të mirëqenies sociale te shtëpia e fëmijës "Zyber Halluli".

Gjatë fjalës së tij Rama është shprehur se kthimi pas në kohë do të ishte një humbje shumë e madhe për të gjithë shqiptarët.

Sipas tij, nëse PD do t'i ofrohej sërish mundësia për të qenë në pushtet të gjitha Reformat e ndërrmara nga qeveria e tij do të humbisnin. Dhe këtë për Ramën, nuk e bëjnë me qëllim por sepse nuk dinë të bëjnë asgjë.
 
" Mjafton të shkosh te çadra dhe t'u thuash hajdeni qeverisni nuk vjen vjeshta pa i parë policët të hanë fara në lulishte, pa i parë zyrat e punës pa i parë zyrat e punës të kthyera në qebaptore dhe floktore, pa i parë persona me aftësi të kufizuar të dalin duke kërkuar të drejtat nga e para  dhe nuk vjen buxheti i vitit tjetër pa borxhe. Kjo nuk ndodh se e bëjnë me qëllim, por s'dinë të bëjnë asgjë tjetër, ata e kanë me të mirë me të vetën por nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër", tha Rama.   

Në këtë konferencë, Rama është ndalur tek punësimi, paketa e pensioneve si dhe paketa e ndihmës ekonomike. Ai u shpreh se ndryshe nga qeveria e kaluar ku ndihmën e ekonomike e merrnin njerëzit me vila nëpërmjet mashtrimit apo shkonte për shpenzimet elektorale, kjo që nuk ndodh më nën drejtimin e tij.

Kreu i qeverisë vuri theksin tek ndërtimi i një sistemi kompakt të shërbimeve ku sipas tij, me Reformën e re të pensioneve u shtuan 200 mijë kontribuues, janë ndërmjetësuar nga zyrat e punës ndërmjetësuar 26 mijë vetë si dhe  janë ende rreth 31 mijë vende të lira pune. 

"Ndërtuam një sistem kompakt të shërbimeve, Reforma e re e pensioneve shtoi mbi 200 mijë kontribuues. Le të thonë ca të duan, le të flasin ca të duan, kanë ndërmjetësuar 26 mijë vetë, kaq janë punësuar, nga zyrat e punës që marrin rrogën me punë dhe paguajnë taksat në shtet. 31 mijë vende të lira pune në zyrat e punës” u shpreh Rama. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0