Rama ironizon koalicionin e Berishës: Aleanca e kënetës madhështore! Gjuzin e kanë lënë mënjanë, Jenishehri i ka denoncuar me fjalët më të rënda

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar koalicionin e Sali Berishës, duke iu referuar si ‘koalicioni i kënetës madhështore’. Në komunikimin live me ndjekësit në Facebook, kryeministri u shpreh se Kujtim Gjuzin e kanë lënë mënjanë ndërsa Selami Jenishehri i ka denoncuar me fjalët më të rënda.

“Unë s’i përgjigjem PD, nuk di ku është PD. Unë flas për kënetën. Aleanca për madhështore. Jam shumë i prekur që Kujtim Gjuzi, që posedon të vetmen gjë madhështore në atë aleancë, mustaqet e tij, është lënë mënjanë dhe jam ndjerë keq që kam parë Selami Jenishehrin që ka denoncuar koalicionin me fjalët më të rënda dhe është shkëputur prej tij.”, u shpreh Rama.

Sipas Ramës, ‘këneta’ do të marrë fund në momentin që vendi do të hyjë në BE.

“Si të mos i përmendim se me këta po garojnë. I japin qepur Shqipërisë që nga 1912, ndryshojnë vetëm fytyrën, emrin dhe temat por është e njëjta kënetë, e njëjta specie që e përndjek Shqipërinë dhe me të cilën do të mbyllet filmi në momentin që do të hyjmë në BE.”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama: Integrimi në BE ekzistencial, s’mund të jemi delja që e ha ujku! S’ka rëndësi nëse s’ulem unë i pari në tryezën e Unionit, mund të jetë edhe një socialiste


Xh.D/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

‘Na nxore gjumin’, Basha i përgjigjet Ramës: Ngele duke pyetur për shokët e mi! S’ke faj, vetëm bufi të ka ngelur, jeni të pandashëm

‘Na nxore gjumin’, Basha i përgjigjet Ramës: Ngele duke pyetur për shokët e mi! S’ke faj, vetëm bufi të ka ngelur, jeni të pandashëm