Kryeministri Edi Rama foli nga gjermania në lidhje me formulën e propozuar nga PS-ja për listat e kandidatëve. Ai tha se janë të gatshëm për diskutime, se opozita mund të japë propozimet e saj, por ta harrojë pengimin e procesit. Sipas Ramës, opozita e ka zakon që të humbasë kohë, por nuk mund të pritet deri në pafundësi. 

"Propozimi nuk është asnjë shpikje, propozimi i referohet një modeli që e kanë disa vende demokratike që përdorin listat e hapura, çdo propozim është i diskutueshëm. Unë uroj dhe shpresoj që opozita jashtë parlamentare të mos humbasë kohë siç e ka zakon, sepse koha nuk pret. Zgjedhjet janë me 25 prill, votimi i ligjit zgjedhor është vetëm hapja e një procesi ku pastaj do të duhet që të zbatohet ligji zgjedhor, por të mos harrojmë që në ligjin zgjedhor kemi edhe angazhimin për sistemin e identifikimit elektronik dhe sa më shumë humbitet kohë aq më pak bëhet i mundur implementimi i këtij sistemi, edhe njëherë e përsëris, opozita është e mirëpritur të diskutojë, të japë alternativa, por që të pengojë procesin siç e ka zakon duhet ta harrojë një orë e më parë sepse nuk ka kohë për të pritur dhe sigurisht që ne nuk do të presim në pafundësi", deklaroi Rama.

Rama foli edhe në lidhje me deklaratat e presidentit Ilir Meta për kodin e zgjedhjeve dhe u përgjigj ndaj deklaratës së presdentit Ilir Meta, një ditë më parë, për shpërndarjen e Parlamentit duke thënë se “Parlamenti është legjitim dhe do të vijojë punën për të reflektuar ndryshimet në kodin zgjedhor”.

Ai ka ironizuar Metën duke thënë se deklaratat e Metës varen nga rrotullimi i hënës.

"Nuk i kam ndjekur deklaratat e Presidentit, nuk përbëjnë asnjë surprizë. Në çfarëdolloj forme që ata të ata të materializohen Presidenti ka një raport shumë personal me rrotullimin e hënës, kështu që varet nga dita dhe varet nga kahja e hënës në momentin kur flet, ndërkohë që Parlamenti vazhdon punën, jo vetëm që është legjitim, por është në krye të detyrës dhe do të vazhdojë të kryejë detyrën për të reflektuar në kodin zgjedhor ndryshimet e rëndësishme që ndodhën përpara mbylljes së sesionit të kaluar, duke i hapur rrugë listave të hapura, dhe njëkohësisht duke konsoliduar sistemin zgjedhor, me një ndryshim të domosdoshëm të formulës së koalicioneve ndaj një formule absurde, e cila ishte krejtësisht unikale dhe të cilën nuk e ka asnjë vend në një formulë që e kanë të gjitha vendet evropiane që kanë koalicionin si një mundësi dhe që krijojnë koalicione parazgjedhore", tha Rama. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:35
Rama për formulën e listave: Opozita ta harrojë se mund të pengojë procesin siç e ka zakon!

Kryeministri Edi Rama ka komentuar refuzimin nga opozita të propozimit të Damian Gjiknurit për lista gjysmë të mbyllura në zgjedhjet e ardhshme.

Nga Gjermania, Rama ka deklaruar se propozimi i referohet një modeli që e kanë edhe vende të tjera. Më tej ai tha se opozita nuk duhet të humbasë kohë siç e ka zakon, por të bëjë propozimet e veta, pasi nuk mund të pritet deri në pafundësi.