“Ne Shqipëri, mund të hapësh një ndërmarrje brenda 8 orëve duke paguar vetëm 1 euro”.  Kështu është shprehur kreu i qeverise shqiptare, Edi Rama në Konventën e 45-të të Sipërmarrësve të rinj të Konfindustrisë, mbajtur në Santa Margerita Ligure, në veri të Italisë.

Teksa ka ftuar në këtë mënyrë bizneset italiane të vijën e të investojnë në vendin tonë, Rama nuk ka lënë pa akuzuar edhe opozitë.

“Në Shqipëri nuk kemi as aktorë komikë që te bëjnë politikë. Dmth, ne kemi aktorë komikë që vënë në lojë qeverinë, po nëse qeverisin pastaj fillojnë dhe vënë në lojë vendin”- tha Rama. Në Shqipëri na duhet të nxitojmë dhe t’i japim qeverisë sensin e një sipërmarrjeje, sepse për shumë vite kemi qenë të bllokuar nga një burokraci e shëmtuar. Jemi dakord me kushtet e Brukselit dhe na duhet të bëjmë gati një projektligj për 3-5 javë, sepse pastaj gjithçka mbetet pezull”, tha Rama.

Kryeministri Rama ka marë si shembull rastin e futjes në politikë të komikut italian, Beppe Grillo dhe ardhjet në shqipëri të Ganni Amelio për ti sjellë si raste përpara të rinjve atje, duke shkaktuar edhe humor me batutat e tij.

Në fillim të viteve 90, Ganni Amelio erdhi në Shqiperi për të xhiruar filmin e tij të famshëm L’America që ishte një ritregim i historise së gjysherve tuaja që emigronin në Amerikë, kurse në vinim në Itali sepse ishte ajo Amerika jone.
E takova para dy vjetesh kur erdhi në Shqiperi për të bërë një film për një Italian që vinte në Shqiperi për të kërkuar punë. Në 20 vjet prirja ka nderruar kah. Sot rreth 20 mijë italianë jetojnë në Shqiperi , sipermarrës dhe punëtorë, si edhe një numër i konsiderueshëm studentësh që studjonë aty. Ndërsa po të më pyesin se çfarë është Shqiperia për një sipermarrës Italian? Është ajo që ju shikoni në ëndrrat tuaja dhe atë që s’mund të keni në Itali, dmth një vend me taksa minimale, kosto të punës e arsyeshme, forcë pune e re dhe e kualifikuar, dhe distanca midis italisë dhe shqiperisë është më e vogël sesa veriu me jugun e Italise. Në Shqipërs, mund të hapësh një ndërmarrje brenda 8 orëve duke paguar 1 euro. Prirja ka ndryshuar duke filluar që vjet. Ka rreth 400 ndërmarrje të reja. Këtë vit presim të tjera sepse po të shohim problemet politike të italisë duket sikur jemi pjesë e të njëjtës botë, të njëjtit vend, të njëjtës histori, dhe falë kësaj afërsie mund të bëjmë më shumë me Italinë dhe mund të përfitojmë", - tha Rama.

Duke folur per mundësit që ofron shqipëris Rama u kujdes ti jepte nje imazh pozitiv vendit

Besoj se tani me integrimin e shqiptarëve, të cilët erdhën 20 vite më parë me shumë probleme dhe pengesa, mjafton të kujtojmë që janë 40 mijë kompani këtu në Itali të krijuara dhe të cilat shkojnë përpara nga shqiptarët që paguajnë taksat dhe janë integruar me kulturën tuaj, duke pasur parasysh edhe interesin ekonomik, hapësira e vetme që kemi mes nesh është deti. Por ritheksoj që ne jemi shumë të kujdesshëm për atë çka ndodh në Itali e duam të krijojmë kushtet ideale për kompanitë italiane të cilat vijnë në Shqipëri. Është fakt që Shqipëria vuan një perceptim të krijuar në vite që nuk e ndihmon, por mjafton të vini një herë dhe të shikoni nga afër se çfarë ndodh dhe ju mund ta dëshmoni më këtë”, - theksoi Rama.

Duke folur për këtë Mentana moderatori italian nw kwtw aktivitet, tha se Kryeministri Rama arriti të bënte për vete shumë investitorë duke thënë se do të bëjë për vete edhe shumë investitorë të tjerë në një kohë shumë të shkurtër
 
Por ju jeni një dëshmi e gjallë, nuk është një kompliment por është një konsideratë, me një ambasador si ju është e vështirë sepse bëre për vete të gjithë platenë e investitorëve. Mjaftoi vetëm fillimi, me diskutimin tuaj për sindikatat. Renzi ka bërë për vete më pak investitorë në më shumë kohë’, - tha Mentana.

“Ai është më i ri, ka më shumë kohë, unë jam pak më i madh dhe nuk kemi kohë për të humbur”, ju përgjigj Rama.

Më tej, Kryeministri tha me tej se kurrë nuk do ta refuzojmë të bëjë një reformë që është e nevojshme vetëm sepse është një reformë e djathtë dhe që kurrë nuk do të bëjmë një reformë jo të rëndësishme vetëm sepse është e majtë.

Jemi një e majtë që besojmë tek vlerat e solidaritetit dhe të barazisë, por që kurrë nuk do të refuzojmë të bëjë një reformë që është e nevojshme vetëm sepse është një reformë e djathtë dhe që kurrë nuk do të bëjmë një reformë jo të rëndësishme vetëm sepse është e majtë. Është një fjalë kyç që duhet të jetë pjesë e përditshmërisë të çdo force politike në qeveri dhe është efiçiena. Nëse nuk ka efiçiecë është e panevojshmë të rrish të flasësh për të drejtat e punëtorëve, për të majtën, për principet e të djathtës. Mjafton të gjesh çfarë e bën shtetin më eficient, çfarë e bën një industri më eficiente, çfarë e bën një shërbim më eficient. Nëse kjo quhet e djathtë shumë mirë, mua kjo nuk më intereson shumë”, tha Rama.
 
Ne fund, kryeministri Rama shkaktoi duartrokitje dhe të qeshura në sallë me batutat referuar komikut Italian që i është futur politikes, Beppe Grillo.

Sipas mediave italiane, kryeministri Rama i përshkroi kushtet për të bërë biznes në Shqipëri si një lloj parajse. E shikonim Italinë si Amerikën pas 50 viteve errësirë komuniste, tha Rama. Sot, sipas tij, integrimi kulturor dhe ekonomik mes dy vendeve është i fortë dhe i përmbushur
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)